SPAK sot shpall kreun e FBI-së shqiptare. Menjëherë nisë trajnimi nga FBI Amerikane, do të hetojë pasuritë e të gjithë zyrtarëve

0

Shkruan Veronikë Shkreli (Pepushaj)

Ambasadorja Yuri Kim deklaroi para pak ditësh se  Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ngrihet dhe nuk do ta shohin ëndrren e tyre kuurë ata që shpresojnë ende se kjo nuk do të ndodhë.

Kohë më parë, diplomatja amerikane kishte lëshuar një tjeter mesazh të fortë, duke uruar të mos jenë bashkë opozita dhe mazhoranca, në pëngimin e reformave në drejtësi.

Perceptimi i popullit shqiptar sot, është vërtet në pritshmëri për vëndosmërinë e diplomacisë amerikane në përmbushje të nismave për reforma të thella, deri tek “0rët më e shtrenjta” se makinat e ambasadës të politikanëve, për një drejtësi të pastër dhe kontrolle të pasurive të dyshimta.

E gjithë politika, pushteti apo ishët, duken të gtronditur nga zhvillimet e shpeja.

Sot erdhi dita e shumepritur per shqiptarët dhe e papritur për përfituesit abuzivë të 28 viteve te fundit.

Pra SPAK-u do të shpallë sot fituesin për kryetarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së). Në këtë finale kanë ardhur katër emra.  

Prokuroria e Posaçme do të zgjedhë sot në mes të emrave Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Kjo katërshe ka formim policor.

Drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja do të njoftojë sot se cili do të jetë fituesi e më pas emri i tij do t’i dërgohet KLP-së për votim përfundimtar, sipas ligjit.

Fill, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të votojë kreun e BKH-së, do të nisë procesi i përzgjedhjes për 60 oficerët që i përcaktohen me ligj kësaj struktureë

Mëpastaj të tërë do të trajnohen nga FBI-ja amerikane.

Supervizimi dhe operimi i punonjësve të BKH-së do jetë nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorëve të Posaçëm të Prokurorisë së Posaçme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu