SPAK nuk e arreston dot Ilir Beqajn për paratë që i vidhen qytetarëve shqiptarë, sepse i duhet të arrestoje edhe shefin…

0

“Arresti i Beqajt vërteton se drejtësia me regji që opozita paralajmëron është realitet”. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat Koordinatori Rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu.

Deklarata e Koordinatorit Rajonal të PD për Tiranën, Klevis Balliu:

Përshëndetje

Në një lajm që duket si me porosi nga Veliaj u arrestua ilir Beqaj, hajduti më i favorizuar i Edi Ramës. Beqaj është hajduti i parë 2 metra që arrestohet ndër ish-ministrat duke shërbyer si haraç për 2 metroshin tjetër në qeveri dhe kryejajdutin e Bashkisë.

Arresti i Beqajt vërteton se drejtësia me regji që opozita paralajmëron është realitet.

Falë këmbënguljes provave dhe presionit nga jashtë Beqaj është arrestuar sot për abuzimin me fondet e taksapaguesve europian.

Ndërkohë që për paratë e qytetarëve shqiptarë ka drejtësi për koncesionet e shëndetsisë si sterilizimi, Beqaj merr amnisti.

Kjo, jo për dashuri ndaj Beqajt por sepse nëse hetohen koncesionet qindra- miliona euroshe të shëndetësisë nga sterilizimi tek laboratorët aty Beqaj del i fundit pasi shefi dhe i pari është Edi Rama.

Spak nuk heton dot, nuk arreston dot, për paratë që i vidhen qytetarëve shqiptarë sepse i duhet të arrestoje shefin e vet, Edi Ramën.

Ndërkaq këtë lajm e kanë shpërndarë në mënyrë të rrufeshme mediat nën diktatin e Veliajt i cili shpreson se me arrestimin e Beqajt mund të shpëtojë kokën e vet.

kjo s’do të ndodhë sepse opozita nuk do të tërhiqet kurrë nga lufta për drejtësi, për shtet ligjor.

Që të shpëtojmë nga hajdutet  2 metra dhe nga pylli orbital i vjedhjeve, nesër në ora 11:00  para Bashkisë.

Të bashkuar në betejë.

Faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu