Zbulimi i provave të korrupsionit të Arben Ahmetajt në historinë e inceneratorëve dhe aferave të Monika Kryemadhit me shërbime estetike, lobime dhe transaksione me kompani offshore, nxori zbuluar edhe disa portale të blerë dhe kompromentuar nga linja Ahmetaj, Kryemadhi dhe Ilir Meta.
Portalet e kapur me fije interesash nga figurat e korrupsionit jo vetëm nuk raportojnë rreth fakteve dhe provave të korrupsionit, por sulmojnë mediat, gazetarët dhe moderatorët që denoncojnë episodet e korrupsionit.
Lapsi.al është një protal i dy gazetarëve me vila, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Portali i tyre është i fokusuar në analizimin e thelluar të aferave dhe skandaleve korruptive, duke nxjerrë në pah kulisat dhe anët e padukshme.
Lapsi.al është nga portalet e ekspozuara, pasi ka shmangur lajmet dhe raportimin për aferat korruptive të Arben Ahmetajt dhe Monika Kryemadhit, ndërsa bien në sy lajme në shërbim dhe interes të tyre.
Në gusht 2022 plasi skandali i lobimit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në SHBA me qindra mijëra USD të padeklaruara. Në pah doli edhe afera e Monika Kryemadhit, e cila kishte shpenzuar qindra mijëra euro për shërbime estetike në një klinikë në San Mario. Ditët e fundit u zbuluan transaksionet e Monika Kryemadhit me kompani të oligarkëve rusë.
Në dhjetor 2022, u zbulua roli i Arben Ahmetajt në historinë e inceneratorëve. Pronari i kompanisë së inceneratorëve Klodian Zoto i kishte mbuluar Arben Ahmetajt shpenzimet për udhëtime jashtë vendit dhe akomodimi në hotele me 5 yje nga viti 2013 deri në vitin 2018.
Në shkurt 2023 u zbulua se Klodian Zoto i kishte dhuruar edhe një vilë Arben Ahmetajt. Disa ditë më parë, SPAK ka marrë nën hetim Arben Ahmetajn për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa i ka sekuestruar edhe dy vila, të dyshuara si produkt korrupsioni.
Përballë këtyre zhvillimeve, Andi Bushati botoi një analizë ku merrte në mbrojtje Arben Ahmetajn. Bushati i lexonte publikimin e fakteve rreth korrupsionit të Ahmetajt si një skenar të Ramës kundër ish ministrit dhe si shkëmbim kërcënimesh të koduara mes Ramës dhe Ahmetajt.
Çdo gazetar me integritet dhe besueshmëri do të merrej me faktet e korrupsionit dhe fshehjen e tyre nga një prokuror i SPAK-ut, dhe jo me teori konspirative, të cilat i interesonin ish ministrit nën akuzë.
Kulmi arriti sot, kur portali i dy gazetarëve me vila publikon një lajm mbi inkoherencën e pretenduar të moderatores Grida Duma për inceneratorët.
Kur ishte deputete e PD, zonja Guma ka mbajtur një qëndrim të caktuar për inceneratorët, në linjën politike të partisë që përfaqësonte dhe si përfaqësuese e PD.
Zonja Duma ka dorëzuar mandatin e deputetes dhe sot është në rolin e moderatores. Edhe në këtë rol, zonja Duma nuk ka shprehur ndonjë mendim mbi historinë e inceneratorëve.
Po edhe sikur të nryshojë mendim, çfarë përbën interes publik: Korrupsioni i flagrant i Arben Ahmetajt dhe Monika Kryemadhit apo çfarë ka menduar e çfarë memdon Grida Duma për inceneratorët?
Deri në këtë nivel nivel është diskretituar dhe shitur ‘lapsi’ i Bushatit dhe Shkullakut.
Teksa dy gazetarët me vila janë vënë në shërbim të simboleve të korrupsionit Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës, nga ana tjetër kanë bërë dhjetra shkrime kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke e akuzuar se ka heshtur për aferat e qeverisë së Rilindjes.