SPAK, foli Sali Berisha: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet me Edi Ramën

0

Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon këtë të martë një takim me ekspertë të fushës së energjitikës dhe hidrokarbureve.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë të përfshirë në kontrabandën e naftës.

Ai është shprehur se një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë dhe takohet periodikisht me kryeministrin, Edi Rama.

“Po ndalem këtu jo se mund të ndryshojë kursi i kësaj qeverie, por për tu thënë qytetarëve që potenciali i ndryshimeve drastike, të thella dhe të menjëhershme në këtë fushë ekziston, është i plotë e i mundshëm. Këtë premtojmë ne, sepse jemi në një betejë me këtë qeveri. Mirë ju thonë qytetarët jeni në betejë, por çdo bëni kur të vini. Dje deklarova se do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do subvencionojmë 100 përqind biletat e udhëtimit inter-urbane dhe urbane. Nuk po shpikim e kanë bërë edhe të tjerë. A kemi mundësi ne ta bëjmë këtë? Plotësisht. Jemi vendi që prodhojmë 1 mln ton naftë. 300 mijë ton kontrabandohen, por kush e bën? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që futet në arka bananesh, është i njohur zinxhiri. Ka pronarë të peshkarexhave. Një prej tyre bën vetëm kontrabandë nafte, që i shkarkon lirshëm dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin.
Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të plotë të qeverisë. amënKy të duket ndonjëherë se ka mendësinë e Shqipërisë pa vetura”, u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu