Deputetja demokrate, Ina Zhupa sulmoi nga Kuvendi qeverinë duke përmendur rastin e ndalimit të rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Politikës së Jashtme të BE-së.
Zhupa tha se qeveria i ka dhënë 17 mln euro Mogherinit për projektin e kolegjit në Tiranë, ndërsa shtoi se në këmbim të “broçkullave të paguara”, do të merrte deklarata në Bruksel sesa afër është vendi ynë drejt Unionit.
“Vetëm se është ndërkombëtare (Mogherini) dhe rektorja e këtij universiteti merr miliona euro nga buxheti i këtij shteti të varfër, që nuk investon në arsim. 17 mln nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për godinat, i dhurohen godina nga këshilli bashkiak i Tiranës vetëm për ta mbajtur mirë për ndërkombëtarët e korruptuar që ajo te fliste sa afër integrimit është qeveria shqiptare dhe se e arritshme është 2030. Broçkulla të paguara shtrenjt nga paratë e taksave të shqiptarëve ndërkohë që për atë vend atje kishte një vendim nga 2013 për të bërë kampus universitar nga student dhe pedagode që mësojnë në kushte që s’kanë lidhje fare me standartet evropiane. Më e frikshme është të shikosh buxhetin e arsimit. Shqipëria alokon në pak fonde për arsimin”, tha Zhupa.








