SPAK dhe afrimi i burgut trullos Fatos Klosin, i cili nxjerr kthetrat e “çjerr” maskën e Sali Berishës, tregon për vrasjen e Azem Hajdarit

0

E fshehura e errët për vrasjen enigmë të ish nismëtarit të PD Azem Hajdari, vazhdon të zbulohet me grimca, grimica të cilat herë e zbardhin dhe herë e njollosin edhe më tej.

Përsa përket vrasjes së ish-liderit demokrat Azem Hajdari dhe rigjykimit të Izet haxhisë, Klosi shprehet se gjithçka ka ditur e ka thënë në Prokurori, por nëse do të kërkohet sërish dëshmia e tij, është i gatshëm.

“Do rishikohet pozicioni i tij që është dënuar shumë. sa gjykata do ta shohë ta rihapë procesin Hajdari është problem i gjykatës. Gjithçka kam patur dijeni për atë ditë çdo shkresë ka patur firmën time është pronë e SHIK-ut dhe ndodhet në organin e Prokurorisë. Nëse më thërresin dëshmitarë do të them gjithçka kam shkruar në letrat që ndodhen në Prokurori.”

Fatos Klosi ka qenë drejtues i SHIK për rreth 5 vite nga viti i mbrapshtë 1997 deri në vitin 2002. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur edhe ngjarjet e rënda si vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ku është akuzuar SHIK në atë kohë i drejtuar nga Klosi, si dhe gazetari Ali Uka. /Report TV/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu