SPAK, ç’pret, “bilbilin” e Saliut? Lulzim Basha ka vila të fshehura 1 milion dollarëshe

0

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, prej tetë vitesh në krye të opozitës, ka shënuar “fitore” njëra pas tjetrës. Një ndër “fitoret” më të mëdha, ishin zgjedhjet e 2017-ës, ku i shkaktoi demokratëve një rezultat katastrofal.

Pas zgjedhjeve “fitoret” e tij ishin të njëpasnjëshme, për t’iu vënë kapakun me djegien e mandateve të deputetëve, dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, duke i dhuruar kështu në tavolinë të gjitha pushtetet Edi Ramës.

Megjithatë përtej këtyre “fitoreve” që do të shënohen në histori, kreu i Republikës së re ka shkëlqyer në një tjetër fushë.

Në pothuajse të gjitha daljet e tij mediatike, Lulzim Basha ka kryefjalë të tij “oligarkët”, por siç duket “dardha e ka bishtin prapa”. Kush të shan të do, dhe Lulzim Basha e ka treguar “dashurinë” e madhe që ka për oligarkët, disa i sulmon e pastaj iu harron emrin, disave u “shkel syrin” e disa të tjerëve ka frikë tua përmendë as emrin.

Por, faktet tregojnë se ka një arsye pse Basha i do ka shumë oligarkët. Ai mesa duket është i “dashuruar” pas vilave luksoze të ndërtuara prej tyre. Dhe vilat e Luli Bashës, mesa duket janë disa.

Së pari kujtojmë këtu sesi disa muaj më parë CNA.al raportoi se Lulzim Basha kishte marrë një vilë në Long Hill rezidencë e ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i quajtur oligark dhe denoncuar me dhjetëra herë nga Basha, por që tashmë ia ka “harruar emrin”.

Në tetor 2019 Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës.

Lulzim Basha e justifikoi zhvendosjen në kompleksin e vilave “Long Hill”, duke thënë se apartamenti i tij kishte pësuar dëmtime nga tërmeti i shtatorit, por në fakt asnjë dëmtim nuk është raportuar në lidhje me apartamentin në fjalë në Bashkinë e Tiranës.

Tashmë po bëhet gati një vit që Basha është zhvendosur në këto vila, dhe as emri i “oligarkut” që i ka ndërtuar nuk zihet në gojë.

Po ashtu Basha shpesh herë thuhet se darkon në një vilë në qerret me eksponentë të lartë të politikës.

Ndërkohë se fundi, CNA.al raportoi se Lulzim Basha është afruar të vilat e një tjetër oligarku, të cilit Luli ka frikë t’i përmendë as emrin. Bëhet fjalë për resortin luksoz “Valamar” të Samir Manes në Gjirin e Lalzit, vend ku kohët e fundit është parë të zbarkojë dhe qëndrojë në një vilë luksoze Lulzim Basha.

Foto-E kujt është kjo vilë Zoti Basha?!

Lulzim Basha nuk i tregon vilat e tij, por prej disa muajsh strehohet në to bashkë me kunatin, vjehrrin e familjen.

Dhe duke qënë se kemi të bëjmë me pretendin për kryeministër, e ka edhe “steken” e lartë. Vilat i do në rrjesht të parë, aty ku vlera e të cilave shkon mbi 1 milionë dollarë./ CNA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu