Sotiraqi shtyn lirimin e hapësirave publike deri më 17 gusht

0

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytet do të shtyhet deri më 17 gusht, kur përfundon Festa e Birrës. Ky vendim vjen pas një takimi me përfaqësues të bizneseve të zonës, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për mënyrën dhe afatet e zbatimit të masave të reja.

“Në takimin me bizneset kam qenë i hapur për të dëgjuar shqetësimet e tyre. U është dhënë një afat deri më 17 gusht që përkon me përfundimin e Festës së Birrës. Deri atëherë lejohet të qëndrojnë vetëm tendat, ndërsa elementë të tjerë si pedanat dhe vazot duhet të hiqen menjëherë,” tha Filo në një deklaratë për mediat.
Ai shtoi se ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë për rikthimin e standardeve urbane dhe rregullit në hapësirat publike të qytetit. Bashkia thekson se pas 17 gushtit do të nisë zbatimi i plotë i masave për lirimin e trotuareve dhe pedonales nga zaptimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu