Sot po na qeveris një hajdut/ Shteti në funksionon të pastrimit të parave…

0

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Enton Abilekaj lëshoi akuza ndaj qeverisjes, duke u nshprehur se shteti nuk drejtohet më nga institucionet, por nga krimi i organizuar. Sipas tij vendi po përjeton një situatë alarmante ku çdo sekondë nën këtë qeverisje është e dëmshme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Abilekaj u përqëndua te fati i porteve kryesore të vendit, ku u shpreh se Porti i Durrësit, i cilësuar si i vetmi aset strategjik i Shqipërisë, po shkatërrohet qëllimisht për t’i shërbyer interesave të grupeve kriminale. Po ashtu, theksoi se në Vlorë nuk ka më një port funksional, pasi projekti ekzistues u prish për t’ua dhënë “klientëve të vet”, ndërsa projekti i ri nuk po realizohet.

Sipas gazetarit, Shqipëria është e zhytur në duart e krimit dhe funksioni kryesor i shtetit është kthyer në pastrimin e parave që vijnë nga trafikantët ndërkombëtarë të drogës, të cilët bashkëpunojnë me bandat shqiptare.
Problemi kryesor, sipas Abilekajt, nuk qëndron te procedurat e institucioneve si SPAK, por te fakti se vendi po përballet me një “bandë kriminale” që po e shkatërron, zhvat dhe asgjëson. Më tej ai i drejtohet edhe opozitës, duke u theksuar se ajo ka detyrën të bëjë gjithçka për ta ndërprerë këtë situatë sa më parë, pasi sa më gjatë të vazhdojë, aq më e vështirë do të jetë ringritja e vendit.

Enton Abilekaj:

I fut këta në shkeljet e ligjit për vjedhjet që ka bërë vetë. Maqedonisë është një hajdut. Sa më kohë të rrijë ai në krye, aq më shumë do vidhemi ne. Përveç kësaj të SPAK-ut çfarë kërkon. Sot na po qeveris një hajdut. Sot ne po na e drejton shtetin krimi. Qysh e thamë këtu, institucionet më të rëndësishme i ka krimi. Sot portin e vetëm të Shqipërisë, që është porti strategjik i Shqipërisë, e vetmja çështje, e vetmja aset strategjik që ka Shqipëria, që është porti i Durrësit, po na e shkatërron hajduti.

Punon vetëm për Alabarin edhe për kriminelët e Durrësit, porti. Të tjerat kanë shkuar në Porto Romano, në Porto Romano nuk ka port. Ja ka dhënë klientëve të vet. Në Vlorë nuk ka port, të paktën u ngushëlloheshim me portin e Vlorës. Se e prishën po ja dhanë dhe atë klientëve të vet dhe nuk po bëhet as porti tjetër. Domethënë Shqipëria është e zhytur sot në duart e krimit. Pastrojnë para, vetëm pastrojnë paratë.

Ky shtet funksionon vetëm për të pastruar paratë e drogaxhinjve të botës, që janë shpërndarë dhe punojnë dhe me bandat shqiptare. Çdo sekondë që kalon është e dëmshme për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, e kupton? Dhe këtu është problemi që kryesor, nuk është problemi tani hajde ta gjejmë te SPAK-u, a e ka procedurën, s’e ka procedurën. Problemi është që ne kemi një bandë kriminale që po na shkatërron, po na zhvat dhe po na asgjëson. Dhe sa më shumë të rrijë, aq më keq do jetë për t’u ringritur. Dhe opozita sot ka detyrën që të bëjë gjithçka, gjithçka që ta ndërpresë këtë gjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu