Sot pasdite nderroi jete shkencetari i tokes, prof.Ahmet Osja! Pushofsh në paqe mik!

0

Shkruan Gjergj Marku

(I konsideruar nga vendas e te huaj si “ciceroni” i bujqesise shqiptare, Ahmet Osja, padyshim mbetet nje nga gurthemelet kryesore te tokes e bujqesise shqiptare. Kam pas fatin e madh ta ftoj disa here ne produktet e mija televizive, ta intervistoj per gazetat kombetare por dhe gazeten Mirdita, pasi profesori i nderuar, e kishte pjese te forte te shpirtit te tij Mirditen tone te dashur dhe ishte nje ure lidhese unike ne mes Shkodres dhe Mirdites. Kur fliste ai, me dukej se toka frymonte ate çast, metodika e spjegimeve te tij, ishte e rralle dhe unike, dhe teresisht e asimiliueshme per publikun, qofte dhe kur sillte detaje shkencore.
Edhe personalisht, humba nje nga miqte me te mire te mij, mik i shkences dhe i pasurise se pamate kulturologjike. Uroj dhe i sygjeroj miqesisht Voltana Ademit, kryetares se bashkise se Shkodres si dhe ministrit te Bujqesise, t’i bejne nje percjellje dinjitoze per ne banesen e fundit.
Pushofsh ne paqe, profesor i Tokes Shqiptare!)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu