Sot në Shqipëri presidenti i Azerbajxhanit, takim me Begajn

0

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev do të vijë sot për herë të parë në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Kjo është një vizitë e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Presidenti Aliyev gjatë vizitën në Tiranë do të jetë i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar.

Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit do të pritet në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga presidenti Bajram Begaj, e cila pritet të fillojë rreth orës 10:30.

Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambjentet e Pallatit të Brigadave. Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu