Sot Grida bëhet gazetare

0

Grida Duma do të kthehet nga politikane opozitare në gazetare dhe prezantuese televizive në Top Channel. Ky transformim sa hap e mbyll sytë, do të ndodhë mbrëmjen e sotme.

Në një tentativë për të “lëpirë” dhe lavdëruar sa më shumë këtë televizion që e ka punësuar, Duma ka bërë një gafë.

Ajo tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb. Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë thellë gazetarisë.

Por, Top Channel e ka nisur transmetimin në vitin 2002, ndërsa Digitalb u krijua në vitin 2004, ndaj historia e ish deputetes me gjyshin në vitet 90′ është gënjeshtër.

Ndoshta ky është leksioni i parë për ish deputeten, se faktet kanë rëndësi në gazetari dhe nuk është njëlloj si video-selfiet dhe takimet e pr-it ku promovohet vetja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu