Sonte në “Xhenet”/ Selim bën skena xhelozie përpara të gjithëve, Arzu i qëndron pranë Xhenetit

0

Kaja nxehet me Halilin kur shikon se ai ka organizuar festë në mungesën e tij në shtëpi. Arzu lutet që fëmijës së Ozlemit të mos i ndodhë asgjë dhe Melisa habitet. Kaja kërkon të marrë në punë djalin e Halilit, por Halil nuk e miraton këtë vendim. Ozlem nuk e humb fëmijën. Melisa i tregon Arzus se Xhenet ka refuzuar Selimin në altar për hatër të saj. Arzu nxehet me Melisën që i ka prishur lumturinë Xhenetit dhe e quan atë njeri të keq. Melisa lëndohet. Xhenet shkatërron fustanin e nuserisë, ndërsa Selim ambientin e dasmës. Shoferi që i ka shpëtuar jetën Xhenetit e shikon atë duke hedhur fustanin e nusërisë. Halil gjen armën që ka përdorur Mahir për t’i shpëtuar jetën Arzus dhe ja dorëzon Kajas.

Kaja vendos ta përdorë për të marrë hak ndaj Mahirit. Mahir punëson trupëroja në shtëpi. Ozlem fajëson Arzun për incidentin që i ka ndodhur. Arzu deklaron se nuk do të jetë me pjesë e familjes. Kaja merr në punë Sadëkun edhe pse i kishte premtuar Halilit që do ta dërgonte me studime jashtë vendit. Suna qorton Xhenetin që i ka besuar Melisës dhe është ndarë nga Selimi. Arzu qorton Xhenetin dhe e siguron se nuk e ka braktisur në makinë. Arzu përkëdhel Xhenetin duke i shprehur dashurinë e nënës. Ajo i tregon Xhenetit se si është rritur në jetimore dhe traumën që ka kaluar pas dhunës së Kajas dhe lindjes së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu