Gjykata i jep Serhanit kujdestarinë e plotë të Milës. Merve ndahet nga Mila e përlotur. Oja këshillon Serhanin të tërhiqet nga kujdestaria e plotë dhe të ndajë kujdestarinë e Milës me Merven. Serhan i kërkon Merves të pajtohen dhe të tregohen prindër të maturuar për hatër të Milës. Merve dhe Serhan përqafohen.
Komisari gjen targën e makinës që ka aksidentuar Arzun dhe kërkon shoferen.
Kerim surprizon Merven duke i shkuar në shtëpi. Merve ndihet keq për faktin që ka
humbur çështjen gjyqësore dhe Serhan ka treguar mëshirë ndaj saj. Ajo fajëson
Kerimin për shkatërrimin e pushtetit të saj dhe deklaron se nuk dëshiron të ketë
një lidhje me të.
Kerim përpiqet të bëjë xheloze Merven duke përdorur Shebnemin. Shebnem është
e vendosur të ndalojë martesën mes Ojas dhe Serhanit.
Pelin i tregon Tajlanit për lidhjen e Merves dhe Kerimit që në të shkuarën. Emre
fton Tajlanin në festën e beqarisë. Tajlan i tregon Emresë se Pelin po e tradhëton.
Emre i tregon Kerimit se personi që ka shkaktuar incidentin në gjimnaz ku ka thyer
krahun është Tajlan. Kerim e kupton se Emre po përpiqet të heq qafe Tajlanin duke
e përdorur atë. Tajlan dehet nga mërzia. Kerem vetëm sa hedh Tajlanin në det.
Pelin merr Tajlanin nga festa. Tajlan vë re sjelljen e Emresë rreth Pelinit dhe e
kupton se ai është i dashuri i Pelinit.






