Sonte në “Ironia e Fatit”/ “Veli ka 2 të infiltruar në polici

0
Kerem vërteton se Meltem është spiunia pasi atë e zë paniku kur i thotë se ka

zbuluar personin që ka rrëmbyer Zejnepin dhe Ajlinën. Veli ka dhe një tjetër
informator të inltruar në polici. Kadir ndjek pas Meltemin ndërsa takohet me
Ademin.
Xhemre gjen Keremin në një garazh shitjesh dhe ata irtojnë me njëri tjetrin deri në
pikën sa për pak puthen.

Veli kërcënon Belmën të qëndrojë larg Xhemresë duke e shantazhuar atë me videon
e tradhëtisë me Demirin. Ai lë Belmën të nënkuptojë se gruaja e parë e Selimit nuk
ka vdekur aksidentalisht gjatë lindjes.
Kadir kupton se synimi i Veliut është të vrasë Meralin dhe i kërkon Keremit të
kujdeset për të. Kerem i fsheh këtë fakt Xhemresë.
Zejnep takohet me Veliun, por nuk merr Ajlinën me vete. Veli i thotë Zejnepit se e
do Ajlinën si të bijën dhe i premton asaj se do t’i kthejë një përgjigje për nënën e
Kadirit sa herë që ajo e lejon të takohen. Zejnep mëson se nëna e ka braktisur
Kadirin pasi ka patur frikë se dikush do t’a lëndonte. Ajo pranon të takohet sërish
me Veliun për të marrë më shumë informacione.

Zejnep pyet Selimin mbi arsyen se pse Veli ka paguar dy avokatë të ndarë nga njëritjetri sa kohë ishte në burg. Selim i thotë se Veli punon gjithmonë me dy njerëz deri sa të zbulojë kush është më i miri.
Kadir ndjek Meltemin, por humbet gjurmët e saj në trak. Meltem gjen Meralin
sëbashku me Keremin dhe e pavendosur së ç’duhet të bëjë telefonon Veliun. Veli e
urdhëron t’i vrasë të dy. Ajo plagos Meralin, por Kadir mbërrin në kohë.
Zejnep telefonon Kadirin për t’i thënë se me shumë mundësi Veli ka dy njerëz të
inltruar në polici. Personi i dytë është në fakt Adem. Adem plagos Meltemin, por duket sikur ai ka ndjenja për të. Veli dhe Adem njihen prej kohësh./ @gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu