Sonte në “Bija ime”/ “Ëjky vendos të tregojë për sëmundjen”

0

Mësuesja këshillon Ëjkyn që të tregojë të vërtetën. Një nga ish të dashurat e Demirit është bërë police vetëm për të marrë hak ndaj tij duke e arrestuar.

Xhemil mëson se Demir dhe Uur kanë vendosur të bëjnë punë të ndershme. Ëjky i rrëfen në një letër çdo gjë rreth sëmundjes Demirit. Doktori i Ëjkys vendos të shkojë vetë në lagjen e vjetër të Demirit për ta kërkuar atë. Xhandan i rrëfen Muratit se është e shqetësuar për Ëjkyn dhe Demirin.
Xhandan shikon Muratin duke u takuar me doktorin e Ëjkys. Murat i ofron Xhandanit ndihmë për t’u shpërngulur nënjë dyqan më të madh. Xhemil përpiqet të tojë besimin e Xhandanit.
 Asu mbetet pa ushqim për të ngrënë dhe pranon të punojë vetëm kur askush nuk i jep para borxh. Në të vërtetë ajo është një këngëtare e suksesshme e klubeve të natës dhe të gjithë duan ta punësojnë. Demir mëson të kujdeset siç duhet për Ëjkyn. Ai i rrëfen Ëjkys se i ka treguar Xhandanit gjithë të vërtetën dhe se ka pranuar që ato të takohen. Ëjkyn e vret më shumë ndërgjegjia kur kupton se Demir po e mban premtimin për të mos thënë më gënjeshtra. Xhemil ndjen ende mungesën e Asusë në jetën e tij. Asu ka ardhur më vonë në shkollën ku kanë qenë dhe Demir e Xhemil. Demir dhe Xhemil kanë qenë shokë të ngushtë me njëri tjetrin dhe të dy janë dashuruar me shikim të parë me të kur ishin ende fëmijë.

Ëjky pëson një tjetër krizë paralize të dorës, por arrin t’a fshehë nga Demir. Doktori
mëson nga lagjia e vjetër e Demirit se askush nuk e ka dashur dhe Ëjky nuk ka
jetuar me të. / @gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu