Songyl shpëton nga martesa e padëshiruar dhe rikthehet në jetimore, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Banu i tregon Mesudes një të vërtetë tronditëse. Ajo i tregon se babai i Kaderit e ka përdhunuar prandaj sa herë e sheh të bijën i kujtohet ai. Ozlem bën veprimin e rradhës për të ndarë Feriden nga Topraku. Vëllai i Hikmetit i jep fund armiqësisë dhe vendos të mos martohet me Songylin. Songyl shpëton dhe rikthehet e lumtur në jetimore.

Mesude dhe Banu shkojnë të dehura në shtëpi. Ozlem fut në sherr Feriden me të fejuarën e Vedatit. Erkan dhunon Nazanin dhe e kërcënon se do i tregojë Xhemres se i ka vjedhur pasurinë.

Nazan është e detyruar të martohet me Erkanin ose duhet të tregojë të vërtetën. Ozlem arrin të përçajë Feriden nga Topraku. Kemal i prish punë Mesudes dhe Banus./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu