Songyl shpëton dhe rikthehet në jetë, ja ç’do ndodhë nesër në “Lule të vetmuara”

0

Gokhan fillon të besojë se i ati është vërtet i sëmurë. Kemal i shkon për vizitë Ejlylit në spital. Kjo e fundit e përzë dhe reagon ashpër. Feride i kërkon vajzave të qëndrojnë të forta për hir të Songylit. Defne nuk i ndjen më këmbët e saj dhe ka frikë se do mbetet e paralizuar.

Nëna biologjike e Meralit e kërkon atë në jetimore. Ajo nuk e dinte që e kishte vajzën gjallë dhe kërkon të bashkohet me të. Kemal nuk pranon të largohet nga spitali edhe pse Ejlyl e përzë. Ai ia nxjerr inatin Mesudes dhe Byshrës.

Gjendja e Songylit përkeqësohet papritur. Mjekët bëjnë çmos për ta mbajtur në jetë. Të gjithë mblidhen të shqetësuar duke u lutur që Songyl të shpëtojë. Songyl sheh në ëndërr sikur vdes në prehrin e të ëmës. Ajo kthehet në jetë papritur dhe të gjithë gëzojnë për të./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu