Ejlyl vihet përpara një zgjedhje të vështirë. Kemal i kërkon të vendosë midis Metinit dhe Byshrës. Ejlyl nuk pranon të zgjedhë midis motrës e vëllait të saj dhe vendos të vetësakrifikohet. Ejlyl do t’i dorëzohet Kemalit në këmbim që të shpëtojë motrën.
Kemal kupton se Ejlyl ka frikë dhe e kërcënon se do e lëndojë Byshrën. Ejlyl nën presion nga Kemali nuk i tregon miqve të saj në mënyrë që askush mos ta parandalojë. Songyl e gjen babain e saj pa ndjenja. Çfarë do i ndodhë Sadullahut? Songyl merr lajmin më të trishtë dhe shkatërrohet. Ejlyl mundohet shumë për të shpëtuar Byshrën por Kemal ia bën më të vështirë jetën. A do të mundet Ejlyl ta shpëtojë të motrën e saj? Na mbetet ta mësojmë këtë javë me episodet e reja çdo pasdite ora 16:10 në TV Klan./revistawho.com