Nazan mëson se personi që goditi ishte babai i Songylit dhe e rëndon ndjenja e fajit. Ballo përfundon keq për vajzat të cilat kthehen në jetimore të zhgënjyera. Songyl gjithashtu kthehet në jetimore dhe nuk pushon së qari për atë çfarë ndodhi. Babai i Songylit e pret atë gjithë natën tek dera e jetimores. Ai i tregon që njohu Kemalin dhe gjithçka çfarë ndodhi.
Songyl mëson se babai i saj është i pafajshëm dhe e gjitha ka qenë e planifikuar nga Kemal. Babai i Songylit shkon në shtëpinë e Kemalit dhe e rreh atë. Defne denoncon në polici babain e Songylit. Kemal kërcënon Nazanin për të fituar para. Songyl dhe Gynej pajtohen. Policia arreston babain e Songylit.
Nazan e tërheq denoncimin. Songyl nuk dëshiron të shkojë në shkollë pasi ndihet e turpëruar. Feride fillon të bëhet xheloze për marrëdhënien mes Toprakut dhe Ozlemit./revistawho.com