Songyl merr hapin e parë drejt pajtimit me të atin, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Ozlem shpërngulet në shtëpinë e Ferides pa e pyetur aspak këtë të fundit. Feride mbetet e habitur. Babai i Songylit nuk heq dorë dhe rikthehet në jetimore për ta takuar. Por Songyl nuk pranon të përballet me të.

Babai i lë Songylit numrin e tij telefonit. Songyl ndonëse e urren të atin e mban numrin e tij. Feride i tregon Nerimanit se Ozlem është shpërngulur në shtëpinë e saj dhe kërkon ndihmën e saj.

Defne shkon në shkollë dhe i habit të gjithë. Vajzat pyesin veten si arriti të dilte Defne nga shkolla e riedukimit. Defne i tregon se Xhemre e ka tërhequr denoncimin. Vajzat i kërkojnë llogari Xhemresë dhe i mbajnë mëri. Defne mbetet pa shoqe. Kemali për pak pëson aksident dhe dyshon tek Nazan. Ferides i sos durimi me Ozlemin. Songyl vendos të telefonojë të atin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu