SONDAZHI: Shqiptarët duan patjeter një figurë të re politike për ta votuar e besuar të ardhmen. Do ndodhë?

0

Sipas një sondazhi të kryer në 18 qytetet të ndryshme të Shqipërisë, rezultoi se me një shumicë apsolute qytetarët kërkonin një figurë të re politike për ta votuar në bashkitë e tyre.

“Një shumicë e madhe e qytetarëve është pyetur çfarë figure duan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale, e një shumicë absolute e madhe kërkojnë të kenë në figurë të re për të kandiduar në bashkitë e tyre”, tha Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të mirë.

Qendra Shqiptare për Qeverisjen e mirë publikoi gjetjet e sondazhit “Barometri Social Politik”, zhvilluar në periudhën kohore Qershor-Dhjetor 2018, nga ku përmes formularëve janë anketuar 5.603 persona.

Janë 48.30% e të anketuarve që kërkojnë një figurë të re për kryebashkiak, ndërsa 18.39 atë aktualin. Ndërkohë, 33.31% nuk do të votojnë fare.

Të pyetur nëse mendojnë se duhet bërë vetting në politikë, siç po bëhet me prokurorët dhe gjyqtarët, 94.52% janë përgjigjur me “po” dhe 5.48% me “jo”.

Për sa u përket të ardhurave, 53.03% thonë se kanë pësuar rënie, 11.02% kanë rritje dhe 35.95% njësoj.

50.77% e të pyeturve mendojnë se korrupsioni i zyrtarëve në nivele të larta nuk luftohet realisht, ndërsa 31.09% besojnë se kjo është vetëm propagandë.

Si problemim më kryesor, 21.38% e të anketuarve shohin papunësinë, pasuar nga çmimet e larta, varfëria dhe korrupsioni. Emigracioni vijon të mbetet një plagë e hapur për Shqipërinë.

Sipas këtij sondazhi, në dhjetor ishin 44% të rinj që kishin aplikuar për t’u larguar, plus rreth 20 për qind që kishin në plan të aplikonin. Pra, mbi 60% e popullsisë së re kërkon të largohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu