Sondazhi nxjerr fitues partinë e Mitsotakis në Greqi, Fredi Beleri i dyti më i votuar për eurodeputet

0

Me 34% të votave, një sondazh i kompanisë Interview për gazetën Politike në Greqi ka nxjerrë “Demokracinë e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis fituese, 48 orë përpara zgjedhjeve evropiane të së dielës.

Akoma më e thellë është përqindja kur pyetja bëhet për personazhin që është më i përshtatshëm për kryeministër, pasi Kyriakos Mitsotakis del i pari me 40%, i ndjekur nga kreu i SYRIZA, Stefanos Kasselakis me 17% dhe Nikos Androulakis me 7%.

E frikshme është diferenca e Demokracisë së Re me SYRIZA, me partinë më të madhe opozitare në Greqi që e ndjek me 18%. Në vendin e tretë sipas sondazhit do të renditet PASOK me 13%.

I njëjti sondazh ka përllogaritur edhe votën për secilin prej kandidatëve për eurodeputetë të Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s dhe befasi përbën emri i Fredi Belerit.

I përzgjedhur nga Mitsotakis si kandidat pasi u dënua në Shqipëri për shitblerje votash, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës renditet i dyti me 30.7% dhe shanset që ai të jetë eurodeputet grek në Parlamentin e ri europian janë relativisht të larta.

Një tjetër emër i minoritetit grek në Shqipëri del fitues sipas sondazhit. Ish-peshëngritësi, njëherësh kampioni olimpik për helenët, Pirro Dhima është i 9 me 15.7% dhe i fundit që kalon pragun për eurodeputet.

Për Demokracinë e Re:

•          Eliza Vosenberg 36.5%

•          Fredi Beleris 30.7%

•          Vangelis Meimarakis 21.6%

•          Dimitris Tsiodras 21.2%

•          George Autias 19.2%

•          Vassilis Kontozamanis 16.9%

•          Maria Spiraki 16.5%

•          Stelios Kymbouropoulos 16.4%

•          Pirros Dimas 15.7%

•          Kostas Arvaniti 42.5%

•          Nikos Farandouris 39.3%

•          Nikos Pappas 38.7%

•          Elena Kountoura 32.9%

•          Dhurata Augeri 17.1%

•          Sophia Bekatorou 16.9%

•          Marios Athanasiou 16.6%

•          Evangelos Antonaros 16.5%

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu