Familja e njohur Veliaj, me çiftin e famshëm dhe të pushtetshëm, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, duket se e ka shumë përzemër jetesën luksoze, veçanërisht e shfaqur kjo tek veshjet e stilistëve me famë botërore.
Pas veshjeve japoneze me çmime të kripura, që kryebashkiaku preferon të veshë në përditshmërinë e tij, duket se edhe bashkëshortja e tij nuk mbetet mbrapa.
Ajola Xoxa, është fotografuar, në një event bamirësie të sopranos me famë botërore, Ermonela Jaho. Zonja Xoxa, duke qenë bashkëshortja e kryebashkiakut, ka marrë vëmendje të posaçme, duke u fotografuar si pjesëmarrëve VIP e këtij eventi. Ajo shfaqet në këto fotografi, me një palë këpucë të firmës Manolo Blahnik, të linjës Hangisi, të cilat TPZ.al ka verifikuar shiten në faqen zyrtare të kësaj firme, me çmimin mjaft të kripur prej 995 dollarë, ose 110,246 lek, shifër kjo thuajse e barabartë me pagën mujore, të një zyrtari të lartë në administratën publike.