Shkruan Qamil Gjyrezi
Shumë artistë në historinë e arteve, muzikë dhe pikturë, i kanë kushtuar një vemendje të vecantë natyrës në punët e tyre, janë frymëzuar thellë nga “nëna natyrë”. Natyra ka ndikuar fuqishëm tek arti i tyre për të krijuar vepra që transmetojnë emocione dhe ndjenja të vecanta. Shumë artistë biles kanë “rënë në dashuri” me nënën natyrë. E krahasova natyrën me nënën me gjënë më të shtrenjtë të qenies njerëzore, por dashuria e artistëve me natyrën ka edhe konotacione te tjera, që janë te lidhura thellë me konceptin dashuri. -Piktura dhe sublimja e natyrës Çdo artist i vërtetë është mahnitur dhe frymëzuar nga madhështia e natyrës në disa periudha në jetën e tyre.
Para se të ekzistonin qytetet dhe strukturat e bëra, njerëzimi jetonte në mëshirën e forcave të natyrës. Eshtë e pamundur të mos u përulesh nga shkalla imponuese dhe bukuria befasuese mahnitëse e mjedisit tonë natyror, qofshin toka, uji, malet, kodrat apo qielli. Ndërveprimi dhe admirimi ynë për planetin në të cilin jetojmë kanë frymëzuar piktura të panumërta arti të natyrës që nga kohërat e lashta. Vetë pikturat më të bukura të natyrës janë vepra me bukuri mahnitëse të cilat vazhdojnë të frymëzojnë breza artistësh edhe sot. Pikturat e natyrës njihen gjithashtu si piktura të peizazhit për shkak të përshkrimit të peizazheve natyrore të tilla si malet, luginat, pemët dhe elementë të tjerë të tillë që janë rregulluar në një mënyrë koherente.
Nga piktorët më të mëdhenj të viteve të kaluara te disa prej talenteve më premtues të sotëm, natyra ka provuar në mënyrë të pamohueshme se është një nga muzat më të çmuara të njohura nga njeriu. Një nga artistët më të shquar, Henry Matisse dikur ka thënë: “Një artist duhet të ketë natyrën në mendjen dhe shpirtin e tij. Ai duhet ta identifikojë veten me ritmin e natyrës, me përpjekje që do të përgatisin mjeshtërinë e cila më vonë do t’i mundësojë atij të shprehet në gjuhën e tij artistike. ” Për sa kohë që ka pasur art, artistët janë entuziazmuar nga natyra. Përveç sigurimit të frymëzimit të pafund, shumë prej mediumeve që përdorin artistët për të krijuar kryeveprat e tyre si druri, qymyri, argjila, grafiti dhe uji janë të gjitha produkte të sjella në punët e tyre nga natyra. -Skëndër Strica dhe dashuria për natyrën.
Një prej artistëve që ka rënë në dashuri me natyrën është edhe piktori Skëndër Strica, me penelin dhe me bojrat e vajit. Me gjithë ndryshimet e teknikave të arteve pamore, Skënderi i ka qëndruar besnik penelit dhe bojarave të vajit, mbasi është i bindur se transmetojnë emocione të vërteta dhe sjellin në mendjen e dashamirësve të pikturës imazhet e natyrës, malit, fushës, dëborës, shiut, tokës. Kjo lidhje nuk është vetëm për qytetin e Shkodrës. Piktori ka pikturuar peisazhe mahnitëse edhe nga Jugu i Shqipërisë, nga Kosova por edhe nga vende të tjera të Europës.
Për Skënder Stricën natyra ka vlera universale dhe globale.
Me penelatat e tija plot mesazhe, me kontrastet e ngjyrave vezëlluse, Skënderi pikturon peisazhe nga natyra, të cilat të lënë mbresa të vecanta. Dëbora zë një vend të rëndësishëm në punët e Stricës. Dëbora sinjifikon stinën e dimrit. Malet me kreshatat me dëborë, pikturohen me shumë dashuri nga Strica. E bluja dhe e bardha kombinohen me shumë ndjenjë. Peisazhi malor është i pranishëm në mendjen dhe penelin s Stricës këta muaj te stines se dimrit. Skënderi sjell për shikuesit e artit të tij anën e mahnitëshme të maleve tona. Peisazhe nga natyra në stinë të caktuara, janë të pranishme në punët e Stricës. Lundrat e vogla të peshkatarëve shkodranë, janë pikturuar me shumë dashuri dhe me penelata të argjenta të stinës së vjeshtës. Edhe në disa peisazhe te tjera të mrekullueshme vijnë imazhe nga Italia e bukur, jugu Bari, ku dallohen qartë peisazhet mesdhetare dhe deti adriatik, që na bashkon me vendin fqinjë. Këta ishin disa rreshta për piktorin Skënder Strica që ka rënë në dashuri me natyrën dhe sic duket kjo dashuri do të vazhdojë gjatë! Skënderi nuk ndalet asnjëherë, në dimër dhe verë, për të sjellë imazhet e natyrës me penelin e tij, suksese dhe shëndet mjeshtër,,,