Skenari i Rusisë, duhet t’i ndodhë edhe Serbisë

0

Lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë, ende pa një rrjedhë përcaktimi në një kohë të shkurtër. Përpjekjet për bisedime ende duken të brishta. Ndërkohë, që Ukraina në terren po vazhdon të ketë suksese, duke zmbrapsur deri tani madje, me një shpejtësi të volitshme trupat tokësore ruse. Ndërkohë, që Rusia vazhdon të shkatërrojë infrastrukturën e Ukrainës, kryesisht atë energjetike, dhe në këtë mënyrë të dëmtojë jetën, komunikimin, sigurinë.

Po ashtu frika më e madhe e perëndimit, është kërcënimi rus për përdorimin e armëve bërthamore. Deri më tani, ia kanë dal që ta shmangin kërcënimin rus, dhe ka shpresa që të pengohet përshkallëzimi që mund të çojë në përdorimin e armëve bërthamore taktike nga Rusia.

Çka pas rënies së Putinit?!

Ndërkohë, që analistët perëndimorë, njohës të strategjive ushtarake dhe të tjera, kanë filluar të analizojnë dhe vlerësojnë se çfarë mund të ndodhë pas rënies së Putinit.

“Kjo luftë mund të bëhet shekspiriane, si në tragjedinë Mbreti Lir, apo si komplotet në Perandorinë Romake, apo si ngjarjet e serialit Games of Thrones”, ka thënë për Politico.eu, William Alberque, ish-drejtor i qendrës së kontrollimit të armëve të NATO-s.

Image

William Alberque, ish-drejtor i qendrës së kontrollimit të armëve të NATO-s.

Ndërsa, një strateg tjetër, Alexander Vershbow, ish-zyrtar i lartë i SHBA-së dhe NATO-s, vlerëson se ende ka mundësi për një skenar të një “tranzicioni të qetë”, i cili mund të kryhet nga njerëz që gjenden pranë Putinit

Por, edhe ky nuk e përjashton, që me rënien e Putinit të ndodhin trazira të paparashikueshme. “Mund të ketë një kaos të brendshëm. Dhe gjërat bëhen shumë të paparashikueshme në sistemet autoritare dhe diktatoriale personale”, ka thënë Vershbow për Politico.eu.

Në një skenar tjetër, sipas Politico.eu, vlerësohet si i mundshëm, që nga turbullirat do të bie ndikimi i Moskës ndaj njësive federale, dhe disa nga liderët e tyre përfshirë, Ramazan Khadirovin, do të përpiqen që të krijojnë shtete të pavarura.

Ky skenar, nëse ndodhë do të ishte nga më të preferuarit, përveç rrezikut, që armët bërthamore të bijnë edhe në duar të shteteve të reja. Por, një ngjarje e tillë do t’i jepte fund shkollës apo sistemit kulturor binar rus, dhe se më në fund do të fillonte integrimi i Rusisë në kulturën perëndimore, në sistemin trenar.

Por, çfarë mund të bëhet apo të ndodhë me Kosovën, pas rënies së Putinit?!

Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë neve shqiptarëve, veçanërisht institucionet tona?!

A kemi ne shqiptarët të paktën një projeksion, një ide apo konceptim, se në çfarë rrethanash mund të ndodhet Kosova, në atë situatë të re gjeopolitike e gjeostrategjike?

Duke qenë një vend i vogël, një shtet ende i pakonstituar, ne sigurisht se do të ndodhemi në një situatë të brishtë, e cila do të jetë e ndikuar, së pari nga raportet tona me SHBA-të, më pas me BE-në, por edhe nga fuqia që do ta përfaqësojë Rusia, apo nëse ajo do ta ketë humbur përfundimisht atë imazhin e një Rusie si superfuqi, që pashmangshëm duket se po ndodhë.

Perspektiva duhet ndërtuar duke u nisur nga situata aktuale, por edhe nga mundësitë që jep paslufta.

Nëse Serbia vazhdon të jetë i vetmi shtet, që mbështetë Rusinë deri në rënien e saj, atëherë është e domosdoshme, që ajo të provokohet nga një goditje e jashtme, për të ndryshuar karakterin e saj.

Një shtet i ndërtuar në mënyrë tipike si imitim i Rusisë, në programe dhe projekte shkatërruese për fqinjët dhe popujt tjerë, nuk mund të zë vend më në Evropë.

Skenari që flet për copëtimin e Rusisë, duhet të vlejë edhe për Serbinë. Më së paku ajo duhet të federalizohet, një model të cilin e ka dhënë aktivisti austriak Gynter Fehlinger, i cili parasheh ndarjen në tri rajone.

Madje për shkak të kërcënimeve të Serbisë ndaj Kosovës, Fehlinger, ka kërkuar, që në momentin që forcat serbe e kalojnë kufirin me Kosovën, NATO-ja duhet ta bombardojë menjëherë Serbinë.

“Nëse ushtria serbe kalon kufirin për në Kosovë, NATO-ja duhet të godasë menjëherë urat e Beogradit”, ka shkruar ai në twiter ditë më parë.

Në këtë skenar, përkatësisht nëse ekziston një mundësi e tillë, atëherë do të duhej të futej, edhe masa tjetër, si kemi shkruar më parë, që çfarëdo dhune e organizuar me armë, që mund të shpërthejë në veri, duhet të goditet Serbia, sepse është ajo, që ua ka vënë në dispozicion armët serbëve në veri dhe me shumë gjasë ka futur ekspertë ushtarak dhe të logjistikës, për t’i drejtuar ata.

Pra, në këtë rast përfshirja e shtetit fqinjë, është jo vetëm evidente, por edhe e argumentueshme plotësisht.

Image

Forca e Sigurisë së Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu