Skanimi i doganave/ Kompania ICMS e hjetuar për korrupsion në SHBA, këtu biznesi me vlerë 200 milion dollarë e bleu me 5 dollarë

0

Shkruan Klodian Tomorri

Skanimi, dyshimet uleritese te nje korrupsioni

1-Qytetaret shqiptare paguajne 14.2 milione euro ne vit per koncesionin e skanimit per te siguruar kufijte. Se sa te sigurte jane kufijte e Shqiperise e tregojne arkat e bananeve te BanaKingut, qe skaneri i nxjerr gjithmone te pastra.

2-S2 Albania, kompania qe ka koncesionin e skanimit zoterohet 51 per qind nga Rapiscan Systems dhe 49 per qind nga shqiptarja ICMS. Vitin e kaluar S2 albania raportoi 1.2 milione euro fitim neto pas taksave. Por fitimi real eshte shume me i madh se kaq.

3-Cdo vit S2 Albania transferon 3 milione euro tek kompania ICMS. S2 ja transferon parate ICMS-se si nenkontraktim per kryerjen e sherbimeve dhe mirembajtjen e pikave te skanimit.

4-ICMS ka vetem 4 punetore. Pronarin Olti Pecini, 2 ekonomiste dhe nje inxhinier elektrik. Pra me vetem 4 punetore, 3 prej te cileve skane asnje lidhje me sherbimin e skanimit, ICMS faturon 3 milione euro ne vit nga S2 Albania per mirembajtjen e pikave te skanimit.

5-ICMS nuk ka asnje qindarke tjeter te ardhura vec atyre qe merr nga S2 Albania. ICMS eshte krijuar dhe sherben thjesht dhe vetem per te nxjerre 3 milione euro ne vit jashte koncesionit te skanimit. Pompe shkarkuese.

6-Ne vitin 2013 ICMS bleu 49 per qind te aksioneve te koncesionit te skanimit, nje biznesi me vlere te pakten 200 milione dollare, per vetem 4 mije e 500 leke te vjetra shqiptare. Kontrata e shitjes iu mbajt e fshehte aksionereve te Rapiscan (OSI System) ne SHBA.

7- Skandali i shitjes u mor vesh dhe shpertheu ne SHBA 4 vjet me vone, ne vitin 2017. OSI eshte e kuotuar ne burse. Investitoret qe kishin tregtuar aksione te kesaj kompanie paditen kompanine dhe drejtuesit e saj per mashtrim dhe korrupsion te rende. Ne akuze thuhej se kontrata e shitjes se 49 per qind te aksioneve te ICMS ishte korrupsion dhe kanalizim rryshfeti.

8-Ne SHBA, kompania u perpoq te mbrohej se ICMS kishte kryer investime ne koncesion, ndaj shitja nuk ishte per 4 500 leke te vjetra. Por keto pretendime u rrezuan edhe ne gjykate, kur ekspertet atje provuan se ICMS nuk kishte asnje evidence ne bilancet e saj se kishte bere investime per koncesionin e skanimit.

9-Krimi u certifikua me vendim gjykate ne SHBA. Gjykata tha se drejtuesit e kompanise OSI, ne rastin me te mire kishin bere deklarime te gabura, ne rastin me te keq kishin mashtruar qellimisht.

10-Pas shume gjyqesh, kompania ra dakord te paguante 12.5 milione dollare si demshperblim per investitoret, qe te mos vazhdonte me procesi gjyqesore.

Morali? Koncesioni i skanimit eshte certifikuar si afere korruptive ne SHBA. Vetem prokurorise shqiptare nuk i ra asnjehere nder mend ta hetoje edhe pse dyshimet ketu jane uleritese. Politikisht ceshtje nuk ngacmohet asnjehere se jane te gjithe ne tave. Dhe hetimet ketu jane shume te thjeshta.

1-Cfare investimesh ka bere ICMS ne koncesionin e skanimit qe bleu gjysmen e tij per 450 leke?

2-Cfare sherbimesh ben ajo per mirembajtjen e pikave te skanimit?

3-Ku shkojne 3 milione euro qe ICMS arketon si nenkontraktore nga S2 Albania?

Ndiqeni njehere parane se eshte shume kollaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu