Skandali me milionat e BE, Rama merr masa për “kumbullat” që mund t’i hajë Ilir Beqaj

0
Qeveria ka ndryshuar rregullat për menaxhimin e fondeve të BE, duke forcuar masat pas skandalit me IPARD…

Kryeministri Edi Ram ka marrë masa për menaxhimin e fondeve që vijnë nga BE. Pak kohë më parë plasi skandali me fondet për bujqësinë, pasi programi IPARD është pezulluar. Dyshimet janë se milionat që ka hedhur Brukseli kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve të AZHBR dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Nisur nga kjo gjë, Rama ka marrë masa edhe sa u takon fondeve të tjera që vijnë nga BE. Bëhet fjalë për programin IPA 3. Pas zgjedhjeve të përgjithshme Rama shpërbleu me post Ilir Beqajn, duke e emëruar Koordinator Kombëtar të IPA. Por me një vendim të publikuar sot në Fletoren Zyrtare, Rama ka ristrukturuar këtë zyrë, duke përcaktuar rregulla të reja sa i takon menaxhimit të fondeve që do vijnë nga Brukseli. Po ashtu janë futur disa nene që kanë të bëjnë me rritjen e kontrolleve. Si duket Rama po kujdeset që Beqaj të mos i hajë kumbulla pas shpine sikundër bëri Frida Krifca.

Rama ka krijuar disa organe brenda strukturës, të cilat i heqin Beqajt kompetencat duke mos e lënë vetëm në dorë të tij menaxhimin e fondeve. Një ndër ta është Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financia (ONMF).

Skandali me milionat e BE, Rama merr masa për “kumbullat”

Sipas vendimit, Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar është përgjegjës për:

a) kryerjen e procedurave të tenderimit dhe procedurat e dhënies së grantit e nënshkrimin e kontratave dhe/ose shtojcave përkatëse të kontratave me marrësit e përzgjedhur të IPA III, në përputhje me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian, “Udhëzues praktik mbi procedurat e kontratës për veprimin e jashtëm të Bashkimit Evropian” (PRAG) dhe manualin e binjakëzimit (Tëinning) në fuqi në momentin e nisjes së procedurës përkatëse;

b) përgatitjen në bashkëpunim me Autoritetin Menaxhues ose organet e ndërmjetme për menaxhimin e politikave të parashikimeve të  procedurave të prokurimit, dhënies së grantit dhe procedurat e tjera të kontraktimit, kontraktimin dhe parashikimin financiar për çdo program IPA III, që i është caktuar, dhe transmetimin e tyre ZKA-së brenda afateve të përcaktuara në marrëdhëniet përkatëse të punës e në procedurat e përmendura në nenin 18, të këtij vendimi;

c) garantimin që shpenzimet e deklaruara janë kryer në të vërtetë, në përputhje me rregullat e zbatueshme të pranueshmërisë dhe se mallrat, shërbimet e punimet janë dorëzuar në përputhje me kontratat e nënshkruara;

ç) kërkimin e transferimit të fondeve të alokimeve financiare të IPA-s dhe alokimeve të kontributit kombëtar të lidhur me këto fonde, nga organi i kontabilitetit, autorizimin dhe kryerjen e pagesave dhe rikuperimin e fondeve të paguara në mënyrë të parregullt nga marrësit e IPA III, etj.

Më tej thuhet se Funksionet e Shërbimit të Koordinimit Kundër Mashtrimit (AFCOS) i ngarkohen Drejtorisë së Inspektimit Financiar pranë ministrisë përgjegjëse për financat.

Në vendim kërkohet që strukturat përgjegjëse të krijojnë një sistem efektiv për parandalimin, zbulimin, korrigjimin e raportimin e parregullsive, duke përfshirë mashtrimin dhe ndërmarrin masa korrigjuese brenda fushës së përgjegjësive të tyre.

Po ashtu theksohet se Strukturat dhe autoritetet përgjegjëse për menaxhimin indirekt të IPA III u nënshtrohen mbikëqyrjes, kontrollit dhe auditimit nga Komisioni Evropian ose nga audituesit e jashtëm të mandatuar nga Komisioni Evropian, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Gjykata Evropiane e Audituesve. /Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu