Skandal në “drejtësi”/ humbin 30 mijë dosje përmbarimi e fshehen krimet e miliona eurove!

0

Thellohet skandali për regjistrat e shërbimit noterial dhe përmbarimor, për të cilët edhe pse janë lëvruar miliona euro, ata janë jashtë funksionimit normal. Dhoma Kombëtare e Përmbarimit denoncon se sistemi i menaxhimit elektronik Albis nuk ekziston që prej vitit 2013. Madje, sipas Dhomës së Përmbarimit, të paktën 30 mijë dosje që janë hedhur në sistem gjatë “Albis 1” janë zhdukur pasi më pas janë tenderuar në vite edhe regjistra të tjerë.

Përveç 12 të hetuarve, 14 të tjerë janë nën hetim për keqpërdorim të tenderave, më të rëndat regjistrat noterialë dhe të përmbarimit të cilat kanë shkaktuar dëm duke mos u ofruar shërbime qytetarëve.

Pa llogaritur dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit, një çështje e paregjistruar në sistemin Albis për Përmbarimin do të thotë se qytetari rrezikohet të penalizohet njëkohësisht nga disa përmbarues. Ndërsa nga mosfunksionimi normal i regjistrit noterial, fatura e vonesave u shkon qytetarëve. Çdo ditë pranë regjistrit të testamentit noterët dërgojnë mesatarisht 90 kërkesa për verifikim, por përgjigjet varen nga eficenca e rrjetit.

Prokuroria zbuloi se për këto tendera për të cilat shërbimi i mirëmbajtjes dhe i rrjetit është inekzistent janë alokuar fonde me vlerë mbi 5 milionë euro, raporton Top Channel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu