Për bashkinë e Rrogozhinës, ishin votat e të burgosurve që i dhanë fitoren kandidatit të PS-së. Avokati Idajet Beqiri thotë se të burgosurit votojnë për qeverinë pasi bëjnë llogaritë që janë në interes të tyre.
Më tej ai nënvizoi se personat që janë në burg ia japin votën gjithmonë qeverisë që është në pushtet. “Të burgosurit votojnë për qeverinë, pasi duan ta mbajnë mirë me këta që të bëjnë amnistinë. Kanë dhe probleme tjera ato brenda, jo takimet, jo transferimet. Pra ata që janë kandidatë duhet ta mendojnë se nuk i kanë me vete të burgosurit. Ata janë gjithmonë me pushtetin”,-tha ai.