Operacioni i shuarjes së flakëve në Kukës është i përqendruar në dy vatrat e zjarrit tek “Laku i Thive” dhe “Qafa e Kumbullës”, në Malin e Rrunës.
Mësohet se në këto dy vatra janë forcat e Emergjencave Civile, shërbimi zjarrfikës Kukës, trupat e ushtrisë së Kosovës dhe zjarrfikësit e Kosovës. Situata paraqitet kritike deri në këto momente dhe në rrezik janë pesë banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj.
Situata kritike në dy vatrat tek “Laku i Thive” e “Qafa e Kumbullës”, rrezikohen 5 banesa. Në fshatin Shën Mëri, aktualisht nuk ka rrezik për banesat, por për çdo rast raportohet se janë marrë masat nga ana e bashkisë Kukës për evakuimin dhe akomodimin e banorëve në shkollën e fshatit.
Ndërsa, sa i përket situatës në Kalimash, mbi tunel është shuar pjesa nga ana e Kukësit ndërsa sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile, situata është kritike nga ana e Fanit në Thirrë.
Në majën e Rrunës, krahas forcave tokësore po ndërhyhet edhe me helikopter.
360grade.al