Shkruan: Qamil Gjyrezi
Artisti i arteve pamore Simon Dodmasej ka pikturuar para viteve 90-të, një punë shumë interesante me bojëra vaji me titull “Bufi” ose “Vazoja”
1. Piktura shprehet në formë semantike, por kuptimi i vërtetë, është edhe polisematik (p.sh.dy kuptimorë). Para viteve 90-të ka qenë shumë e vështirë për të prezantuar në një vepër arti, simbolikat universale.
Edhe mbas viteve 1982, njëfarë “liberalizmi ideologjik”, e vërteta i ka kushtuar “shtrenjtë” artistëve, deri me burgim. Artistë edhe në censure kanë gjetur mjete dhe forma, për ta “fshehur” simbolikën, shenjat e vërteta në punën e tyre artistike. Artistët e arteve pamore kanë përdorur dhe vazhdojnë të pikturojë me bojëra vajit. Bojërat e vajit transmetojnë shumë mesazhe, janë të afërta me mendjen dhe shpirtin e artistit, preken me penel, kanë të bëjnë me bio-artin
2. Bojrat e vajit, lloje të popullarizuara.
Psh. bojrat e vajit për pikturë të naftës, kjo është një nga llojet më të popullarizuara të arteve të bukura. Kjo është për shkak të shkëlqimit dhe qëndrueshmëri të punës. Përveç kësaj, puna është jashtëzakonisht e lehtë dhe të kënaqshme me këtë material. Nëpërmjet kombinimit të ngjyrave të vajit piktorët realizojnë kontraste duke dhënë mesazhe të cilat i kanë në mendjen e tyre.
Piktori e fsheh mesazhin, e ruan për vehte në mendjen e tij. Piktori ka për qëllim të na bëjë neve të mendojmë për idenë dhe tematikën, simbolikën që ka dashur të transmetojë. Neve duhet ta dekodojmë mesazhin e veprës, t’i japim kuptim e përafërt, mbasi gjuha e pikturës është jo-verbale. Para viteve 90-të, sic e shkruajta më lart, ka qenë shumë e vështirë të prezantosh vepra pikture dhe skulpture abstrakte që transmetonin mesazhe të së brënshmes së artistit, ndjenja dhe emocione të vërteta që përjeton artisti nga realiteti.
Soc-realizmi prezantoi punë shumë të dobëta emocionalisht në përmbajtje, si pasojë e cenzurës së ish-komunizmit dhe ideologjiës komuniste. Piktura shprehet në formë semantike, ka element kuptimorë, transmeton kuptime që duhet te dekodohen. Ngjyrat, linjat, dritë hijet, kontrastet, sfumaturat, penelatat, krijojnë tekste të cilat janë jo-verbale, por transmetojnë mesazhe dhe kanë kuptim. Semantika është studimi gjuhësor dhe filozofik i kuptimit në gjuhë, gjuhë programimi, logjikë formale dhe semiotikë. Ajo është merret me studimin e marrëdhënieve midis shenjuesve – fjalëve, frazave, shenjave dhe simboleve – si dhe me atë se çfarë ato synojnë në realitet, emërtimit të tyre. Semantika– fjalë, fraza. Shenja- një shenjë është një objekt, cilësi, ngjarje ose entitet prania ose dukuria e të cilit tregon praninë ose dukurinë e mundshme të diçkaje tjetër. Simboli- një simbol është një shenjë ose fjalë që tregon, nënkupton ose kuptohet se përfaqëson një ide, objekt ose marrëdhënie. Shënjuesi: fjala, materialja, tingulli, ngjyra shënon jo objektin vetë, por imaterialitetin e tij (përfëtyrimin psikik).
Fjala është shënjues më simbolik se ngjyra dhe tingulli.
Në gjuhësi, është studimi i interpretimit të shenjave ose simboleve të përdorura nga “agjenti”, interpretuesi ose bashkësi brenda rrethanave dhe konteksteve të veçanta. Brenda kësaj pamjeje, tingujt, ngjyrat, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e trupit kanë përmbajtje semantike (domethënëse) dhe secila përfshin disa degë të studimit. Përmbajtje (domethëniet) semantike. -Tingujt, ngjyrat, linjat e pikturës, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e trupit. Semantika, shënjuesit, shenjat dhe simbolet, domethëniet në punën e Dodmasejt! Piktura me titullin “Bufi” ose “Vazoja” e Simon Dodmasej është simbol edhe shenjë, mbasi tregon praninë ose dukurinë e mundshme të diçkaje tjetër dhe nënkupton se përfaqëson një ide, që është Universalja. Simboli “Bufi” personifikon edhe vëzhguesin në 24 orë, ish-sigurimin i shtetit, që mbanin gjallë ish-diktaturën, vetvëzhgimin, cenzurën. “Shqipëria dhe Shkodra” kanë qenë një “Burg i rethuar me tela”. Simboli “Vazoja” personifikon lulen, gjelbërimin, traditën shkodrane, besimin për të ardhmen.
Teksti me simbole dhe shenja tek piktura “Bufi” ose “Vazoja”:
- Vertikalisht, Kryqi (simboli i universales), simbol, shënjues, dhe shenjë me formë dhe përmbajtje. Piktori e fsheh mesazhin, me simbolin e vazos së luleve me ngjyrën e zezë dhe krijon emfazën, pikën qëndore në një punë.
2 .Horizontalisht Kryqi (simboli i kristianizmit, universales), simbol, shenjë, toka, ngjyra kafe të viktimat e diktaturës, ferri.
3. Ballkon shtëpie tradicionale shkodrane, simbol, shjënjues.
4. Kangjella tipike shkodrane, ngjyrë e zezë, simbole tradicionale, shënjues. Nënteksti i pikturës -Nënteksti, figura simbolike abstrakte, priftërinj dhe klerikë të pushkatuar pa gjygje nga regjimi komunist, njerëz të shtypur të përdhunuar, te varfëruar, “Ferri i Dantes”, ferri komunist. -Hëna, simbol, shenjë, shpresa, parajsa, “del spontanisht në tekst”, ngjyra e bardhë, ngjyra e kaltër, kontrast “jo logjik”, por estetikisht me shumë shije dhe imagjinatë. Simbolika e ngjyrave Ngjyrat e përdorura në pikturën “Bufi” ose Vazoja, janë, e zeza, kafja, e verdha, okër, jeshile e oborreve shkodrane, ngjyra e bardhë, e kaltër që simbolizon tokën, shpresën, lirinë e mendimit, të shprehjes dhe besimit. Në gjuhën e shkruar simbolet dhe shenjat, shkronjat dhe numurat, janë më të qëndrysheshëm dhe të kuptueshëm për neve, mbasi jemi mësuar më këta simbole që transmetojnë mesazhe, verbale dhe me shkrim, tekstet e letërsisë. Në gjuhën jo verbale simbolet janë më të paqëndrueshme, por është imagjinata e jonë që krijon kuptime.
Puna e Simon Dodmasej ka vlera estetike dhe etike, që kanë të bëjnë me formimin intelektual dhe shpirtëror të artistit.
Simboli dhe shenja e universales.
Simboli dhe shenja më të rëndësishëme në punën e Simon Dodmasej, janë logot e universalizmit, traditës, besimit, kombëtares dhe lokales. Universalizmi është koncepti filozofik dhe teologjik që disa ide kanë zbatim ose zbatueshmëri universale. Një besim në një të vërtetë themelore është një parim tjetër i rëndësishëm në Universalizëm. E vërteta e gjallë shihet si më e gjerë sesa kufijtë kombëtarë, kulturorë ose fetarë ose interpretimet e kësaj të vërtete. Simboli i Bufit që dallon ngjyrën blu dhe kënga e bufit. Bufi nuk është simbol i vëzhgimit dhe i vetëvëzhgimit, por shpreh edhe simbolika të tjera. Bufi dallon ngjyrën blu. Bufi është një shpend, zog shumë interesant.
Bufi fluturon pothuajse vetëm natën në kërkim të ushqimit. Është shumë më i madh në trup se bufat e tjerë të natës, veshët i ka shumë të dukshëm, ngjyrën përgjithësisht të murrme me njolla dhe pulla më të errëta. Në fluturim, dallon nga sqepi i shkurtër, krahët e gjerë dhe koka e vogël. Rrahja e krahëve është çuditërisht e shpejtë. Sytë janë në ngjyrë portokalli në të kuqe. Bufi është i vetmi zog që sheh ngjyrën blu. Artisti nëpërmjet imagjinatës, krijon simbolika që kërkojnë interpretime të mëtejshme. Ka edhe shenja dhe simbole të tjera, që mund t’i interpretojë vetë autori i veprës.
Ky ishte një interpretim gjuhësor. Por Ana Sutton na ka dhënë një model më të saktë Piercian përinterpretimi të arteve pamore, që është më afër të vërtetës, kuptimit të vërtetë dhe i afrohet edhe dijes, si disiplinë shkencore Spjegim 1. Punën e Simon Dodmasej e pati titullur “Bufi” ose “Vazoja”, per te fshehur mesazhin. Në të vërtetë është prezantuar Kryqi, simboli i universalizmit. 2. Bio-rti është një praktikë arti ku njerëzit punojnë me indet e gjalla, bakteret, organizmat e gjallë dhe proceset e jetës.






