Si të kujdeseni për sytë tuaj? Ja disa këshilla të vlefshme

0

Kujdesi i syve është parësor për sa i përket shëndetit të shikimit. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni disa këshilla, të cilat i sjellim më poshtë sipas ‘Healthy-Magazine’

1-Përdorni syzet e diellit

Rrezet ultraviolet janë të rrezikshme për sytë, prandaj syzet e diellit duhet përdorur rregullisht.

2-Kryeni kontrolle të shpeshta për sytë

Është e rëndësishme që të shkoni tek okulisti rregullisht për të parë gjendjen e syve tuaj.

3-Ushqehuni shëndetshëm

Ushqimi i shëndetshëm ndikon tek sytë tuaj. Sytë kanë nevojë për antioksidantë, prandaj përdorimi i frutave është i rëndësishëm.

4-Mos injoroni thatësinë e syve

Shpesh njerëzit ankohen se sytë i ndjejnë të thatë. Kjo nuk duhet lënë pas dore dhe rekomandohet të përdorni pikatoret e duhura për sytë.

5-Kujtoni se çfarë ndihmon zemrën tuaj ndihmon edhe sytë

Evitoni pirjen e duhanit dhe ushtrohuni fizikisht në mënyrë të rregullt./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu