Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë në detyrë për keqqeverisje.
Ai ka vlerësuar se për shkak të kësaj keqqeverisje Kosova po vuan shumë pasoja.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala ka përmendur dështimet dhe aferat e Qeverisë Kurti.
Sipas tij, për shkak të këtyre aferave Kosova sot nuk ka rezerva shtetërore.
“Kemi bllokuar të gjitha linjat e furnizimit të granteve të BE-së dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë qindra mijëra euro. Si pasojë e sanksioneve Kosova nuk i ka në qarkullim mjetet financiare. Kjo situatë ka një adresë. Adresa është Qeveria dhe dikasterët e saj. Paralelisht, kemi afera të larta korruptive si asnjëherë më parë, miliarda euro po shkojnë në tenderë njëburimorë, dhjetëra afera të involvuara direkt nga niveli më i lartë politik. Shteti është pa rezerva shtetërore si rezultat i aferave korruptive. Jemi pa prodhim vendor energjetik, pa llogaridhënie në të gjithë sektorët”, ka thënë Shala.