Si do e mbyllë Berisha akuzën?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Është një shëmbull i keq për gjithë shqiptarët, e veçanërisht për demokratët që e kanë ndjekur e besuar këtë njëri primitiv që nuk njeh as rregulla demokratike, as shtet, as gjykata dhe as kanunin po të doni mund ta them.
Ai mendon se është Kryetarë i Gjykatës Kushtetuese përderisa artikulon në çdo dalje kushtetutën, duke e interpretare sipas oreksit të tij.
Berisha, ka vendosur ti bëjë bisht drejtësisë, duke treguar se nuk njeh as Kodin Penal, as pavarësi të gjyqsorit.
Berisha po jep shembullin më të keq, duke pretenduar të përdori Foltorën dhe disa deputet apolitik.
Megjithse akuzat konkrete që i kanë bërë kërkon ti mbylle politikisht me vetëgjyqësi, duke nxitur Mulin, Bardhin dhe Sajën, duke keqpërdorur postin e parlamentarëve, duke bërë thirrje për revolucion shpetimtare, Berisha pra u kthye në një Don Kishot, që po lufton me mullinjtë e erës.
Ai e di mirë fatin e tij, ndaj nuk i nënshtrohet gjykatës e drejtësisë për të fituar pafajsisë.
Kokfortësia e tij nuk është më argument per ta ndjekur askush në hallin e tij.
Të gjithë ato që e mbrojnë kanë të njëjtin hall me të.
I ka bërë pis të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Fryma dhe metodat e tij janë krejtësisht të huaja për një parti demokratike. Enkas ai, ben sikur mbrohet duke sulmuar në çdo qelizë kundërshtarët.
Por nuk është forma me e mirë e mbrojtjes vetëm sulmi.
Dëmi që Berisha I ka bere demokracisë dhe vendit është i pa llogaritshëm. Ekspertët bëjnë mirë ta mprehur mirë lapsin dhe të revizionojnë gjithë veprimtarinë e tij 32-vjeçare që lidhet me postet që ka mbajtur.
Burgu, është shumë pak per të dhe bashkëpunëtorët e tij, që rrethojnë trekendeshin famëkeq të dalur bëjë tashmë per gjith shqiptarët.
Partia Demokratike ka detyrën tashmë të bëhet protagoniste e të realizojë ndryshimin, rrotacionin e vonuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu