Shuplakë të fortë komunistëve: Kalon Rezoluta në Parlamentin Europian. Shqipëria të llogarisë viktimat e komunizmit…

0

Inese Vaidere, deputete në Parlamentin Europian, ka folur sot nga Shkodra për nevojën që ka Shqipëria për të dënuar krimet e regjimit totalitar në Shqipëri dhe ballafaqimin me atë periudhë, që nuk ëhstë e lehtë.

“Parlamenti europian sapo ka kaluar rezolutën që lidhet me krimet e sistemeve totalitare dhe nuk ishte një proces i lehtë. Nuk ishte proces i lehtë. Por është e domosdoshme që të ketë një përllogaritje të humbjeve njerëzore nga sistemet totalitare.

Në vendin tim e kemi bërë dhe kemi një përllogaritje të viktimave nga fashizmi apo nazizmi dhe Shqipëria duhet të llogarisë dhe ballafaqojë shifrat e viktimave të komunizmit.

Nuk është e lehtë, edhe në Bashkimin Evropian në parlament kishte zëra kundër dhe kjo është e paimagjinueshme. Kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme, këto janë fytyrat e vuajtjeve të komunizmit dhe unë do t’i marr me vete dhe do t’i dërgoj në Parlamentin Evropian”, tha Vaidere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu