Shumë mirë që Ilir Meta është antiamerikan

0

Këtë tipin, Edi Rama, na e bëri President të Republikës. Në fakt, për 4 Klanet Mafioze që vjedhin, dhunojnë, vrasin e inskenojnë divergjenca false, ishte normalitet Ilir Meta. Presidentë, kryeministra, politikanë, pushtetarë, gjykatës, prokurorë, doganierë; sot janë përpara kërkesës së një populli, të dalin në rrugë me uniformën e transparencës. Kjo domosdoshmëri ka vënë në dukje  shëmtinë e gjithsecilit.

 Shkruan Sokol Pepushaj

Antiamerikan, komunist, parazit, ka qënë gjithmonë Ilir Meta. Si i tillë, sot është ndër më të urryerit e kombit, personi që me vetëdije është nisur o për burg, o për vetëvrasje, se nuk përballet dot me transparencën e pasurisë dhe dosjen e trashë të krimit, deri në vrasje të kundërshtarëve politikë dhe ekonomikë.

 I bie që Ilir Meta ka vdekur.

 Askush nuk habitet për këtë.  As se vdiq aty ku lindi, në duar të Sali Berishës, nuk është gjë e papritur. Vetë Perëndia ka menduar ca sakrifica për jetën. Prandaj kemi edhe hajdutët. Se ta themi, me sakrifica e mashtrime kanë arritur këtu ku janë.  Shumë njerëz kanë provuar të vjedhin, ndoshta ca pula ne kotec, energji elektrike, ujë, bukë për fëmijë dhe nuk kanë arritur, janë kapur e çuar në burg, pas hekurave nga këta që kanë grabitur thesarin e shtetit, tenderët, kanë ndezur ca zjarre përmbi mbeturina dhe kanë shpikur inceneratorët për të kapur qindra milion euro. Pra edhe ata që nuk vjedhin, edhe ata që kanë provuar të vjedhin e nuk i kanë arritur synimet, nuk e duan as qeverinë, as opozitën, as Ilir Metën.

Histori për film kjo e Presidentit tonë.

Vjedhjet e para Ilir Meta i praktikoi që fëmijë, kap sa tek “bahçja”  e Saliut, sa tek e Fatosit. Pastaj, si u bë “krimb” që ra në sy të ambasadorit Donald Lu, për t’ju fshehur pasueses së tij, Yuri Kim, “ngushtoi” zorrën që “fermentimi” në stomak të bëhej pa fryrje plënci, vendosi ca copëza floriri te zona e stomakut e doli si “Peshk”.

Aty e hëngri ky e hajdutët e tjerë, tek Floriri, tek pasuria e çmendur. Thjeshtë, i ra kallaji, i doli boja, siç thonë shqiptarët. Në këtë pikë nuk kishte zgjidhje tjetër qafiri, vetëm  të shkelte në dërrasë “gazin” drejt pasurimit pa kufi, antiamerikanizmit publik dhe presioneve mesjetare ndaj cilitdo që i “zë rrugën”.

Ky president do kujtohet për shumë gjëra.

Model i hajdutit, vagabondit, idiotit, vrasësit, që nuk i kishte hije thesi me dekorata.  Kur shpërndante tituj ngjante me Baba Dimrin, që u jep diçka atyre fëmijëve që besojnë, ose edhe  pak më të rriturve që u pëlqejnë dhuratat e shtiren sikur ende besojnë tek mrekullia, megjithëse e dinë se janë paratë e prindërve.

Baba Likja, ka pasur me shumicë distinktivë si po i do. Thasët ja kanë mbartur me makinat, paratë e rrogëtarët e shtetit. Kur ka takuar asish si veten, ka shpërndarë aq, sa ty të vjen turp sot kur takon Mjeshtra të Mëdhenj të Letrave Shqipe, që në FB ose televizione ruralë, se ndokund tjetër nuk botojnë, në një fjali vendosin katër e më shumë pika, ose pas presjes përdorin shkronjë të madhe.

Këtë tipin, Edi Rama, na e bëri President të Republikës.

Në fakt, për 4 Klanet Mafioze që vjedhin, dhunojnë, vrasin e inskenojnë divergjenca false, ishte normalitet Ilir Meta.

Presidentë, kryeministra, politikanë, pushtetarë, gjykatës, prokurorë, doganierë, media , sot janë përpara kërkesës së një populli, të dalin në rrugë me uniformën e transparencës. Kjo domosdoshmëri ka vënë në dukje  shëmtinë e gjithsecilit.

Edhe në kërkosh, edhe në shtiresh, nuk bind askënd se gjen dilema të fshehura në padijet e shoqërisë. Të tërë e dinë se çdo zyrtar i lartë ja ka futur duart  pasurisë publike.

Ilir Meta, qysh tek blloku 700 mijë eurosh që denoncoi Dritan Prifti, u bë diskutim i madh dyshimi. Pastaj, shoqërinë, pushtetin, e provokoi, e ngacmoi, e përdhunoi, është tjetër temë, se shumë thonë që edhe e vrau.

Duhen “peshuar” gjynahet, por fatkeqësisht tek një gjyhnatar.

 Kur Adriatik Llallën, Bashkim Dedjan, Xhezair Zaganjorin, Gjin Gjonin, kolegët tanë i bënin lajm të parë krah ambasadorëve, ne shkruanim se ata janë hajdutë, ndaj sot, duam t’ju  ulim me këmbë në realitet e t’ju themi se Arben Kraja i SPAK-ut shumë shpejt do zbresë nga “mali drejt shpellës”.

Shumë e akuzojnë se ka vilë komshi me Sali Berishën, Ilir Metën dhe Gregor Ramën, shumë të tjerë se ka gruan edhe më të pasur se Belinda Balluku me gjithë balluke.

Mbase s’janë akuza këto, mbase s’bëhet qameti se nga Fondet publike, kolegët e mi që bashkëpunojnë me mafien, shpërblehen me honorare sa dhjetëra herë rroga e ambasadores amerikane.

Po mëkatarë a janë?

Se popujt edhe besojnë apo jo? Ata besojnë se në Gji të Lalzit mund të shihet ka apo jo vilë kreu i SPAK-ut, Edi Rama ka apo jo tunel ne shtëpi në Surrel ku fsheh të vjedhurat e popullit të tij, siç ka akuzuar kolegu që s’dihet si vdiq Kastriot Myftari, ambasadorja Yuri Kim mund ti thotë dy fjalë se vdiq një gazetar kritik i kryeministrit dhe i saj.

Po kështu janë punët.

Secili më mëkatar se tjetri. Emri i Arben Krajës, po sillet e mbështillet nëpër shkrimet tona edhe si viktimë e sistemit, që o të nxjerrë jashtë, o të kompromenton.Ti që shkruan dhe e njeh Benin që djalë të ri, të urtë, pa para e prona, thua, gjynah që koha apo mafia e zuri dhe i vendosi barrë kaq të rëndë mbi supet e ngushta.

 Edhe “supet” e Shqipërisë janë me kallo prej këtyre piratëve.

 Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Edi Rama, apo banditë që drogën e transportojnë edhe me ambulancë, edhe me arkivol, janë “Peshq” vetëm për grepin amerikan, jo për Benin që ende nuk ecën vetë. Nuk është ky pushtet për të, as ky për këtë pushtet. Shumë-shumë, Arben Kraja është gjynahtar, si gjithë të tjerët, i pasur si gjithë të tjerët, i frikësuar nga ligji si gjithë të tjerët, i ngjitur lart për t’u rrëzuar me rropamë si gjithë të tjerët.  Këtë “levë” do duhej ta lëvizte ambasadorja Yuri Kim, për të lëvizur makinën e mafies drejt greminës, ndryshe është e dyshimtë inteligjenca diplomatike përballë shqiptarëve që e njohin gjënë e tyre, hajdutin e tyre.

Pushteti i ligjit, i rri ngushtë secilit sot.

Se gjithkush i njeh hajdutët e kriminelët. Pushteti, Edi Rama, kush tjetër, i  qëllon shqiptarët  me “plumba” amerikan. Nga nënsqetulla e kujt tjetër, përveçse e amerikanëve, nxjerr kunjin me viktimat e veta Babloku barkshpellë. Pasurohet çuditshëm, ngre supet habitshëm, kërkon falje se pesë vjet më parë na solli President një mafioz dhe na jep lajmin e zi se vetëm ky se deri në vitin 2029  “grazhdin” e bagëtive të ambasadores Yuri Kim e ka marrë me “tapi”, pasi opozitën e ka vrarë duke u shtirur sikur po sulmohet ‘non grata’ Sali Berisha.

Përmes spektaklit publik sfilojnë të gjithë.

4 Klaneve Mafioze, pushteti i ligjit ndëshkues, u nxjerr gjumin, i tremb, i zëmëron, i tërbon, sa publikisht recitojnë se s’ka ç’u duhet Amerika, paratë shkojnë edhe nga Dubai e ambasadorët janë formalisht; eja, bëj pallë tre vjet, ik dhe duku ndonjëherë për pushime.

Po shqiptarët nuk kanë lek as për pushime, as paguhen kur punojnë.

 Nga halli, se u ka shkuar dhimbja e rrjepja në kockë, e kanë kuptuar se falja është zbraztësia që nuk mbushet tek ata që e kanë mbushur kupën me krime.

Seç ka njeriu një tip “shpelle”, nga ku gjithmonë fshihet e njëjta ndjenjë, e hakmarrjes dhe e faljes.

Hakmarrja le të jetë ligji, kurse në anën tjetër le të ecin ende pa fre, se edhe vrasësit, te e fundit, i bien në gjunjë faljes.

Disa do pendohen, do bashkëpunojnë me drejtësinë. Edhe dy ministra të Edi Ramës që japin info kundër tij, e bëjnë më të dobët qëndresën antiamerikane.

Po sipas statistikave në Ballkan ka shumë hajdutë e kriminelë Nuk duhet pare si lajm i keq se janë të tillë. Nëse nuk do ishin këta antiamerikanë, sa për shqiptarët, Ilir Meta nuk do shkonte në burg, siç do ndodhë shpejt, por do të rikthehej në profesionin e vet, hajdut.

Pra, për fund, është mirë që Ilir Meta është antiamerikan./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu