Shtetrrethim në Shkodër/ Forcat e RENEAS demonstrojnë panik publik

0
Forcat Speciale (RENEA) kanë zbarkuar pasditen e kësaj të premteje në Shkodër duke “blinduar” dhe kontrolluar hyrje-daljet e këtij qyteti.
Nuk dihen shkaqet e kësaj “vizite të papritur”, por siç shihet nga pamjet e mësipërme të paktën 9 furgonë të RENEAS janë parë në unazën perëndimore të qytetit problematik me krimin.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për kapjen e personave të kërkuar apo e gjitha është një aksion i befasishëm rutinë. Ditët e fundit Qeveria Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë urdhër që të arrestohen urgjentisht dhe të ashpërsohen masat për personazhe të botës së krimit që lëvizin të armatosur….!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu