“Shteti si incenerator”/ Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës: Djeg të ardhmen për paratë e pushtetarëve

0

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Boçi thotë se të dhënat e publikuara për këtë aferë janë shokuese dhe kriminale.

Ai deklaron se një kryeministër normal duhet të japë dorëheqjen, kur sheh se si institucionet e shtetit të tij janë shndërruar në inceneratorë që djegin fate, të ardhme e jetë njerëzish.

Duke marrë shkas nga denoncimet e aferës, nënkryetari i PD-së kërkon që qytetarët ta shprehin pakënaqësinë në shesh, më 7 korrik, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga PD.

“Kur shteti ngjason me një incenerator që djeg të ardhmen për paratë e pushtetarëve?
Publikimet e 24 orëve të fundit sa i takon megaaferës së inceneratorëve janë shokuese. Qindra miliona euro, taksa dhe para të qytetarëve shqiptarë, janë vjedhur në skema mafioze, përmes krijimit të kompanive fiktive!
A ka krim më të madh sesa të përdorësh identitetin e disa pensionistëve për të qarkulluar miliona euro dhe për t’i dërguar ato në llogaritë offshore të ministrave të qeverisë, kur në fakt vetë pensionistët numërojnë qindarkat për të ngrysur ditët e tyre të fundit në jetë?!
Çfarë mund t’i ndal këta të pangopur që e çojnë një të moshuar të ngelur rrugëve pa shtëpi nga tërmeti, në një azil pleqsh, për t’i marrë firmën dhe për t’i përdorur emrin dhe llogarinë e saj në funksion të pazareve të pista me mafien e inceneratorëve?!
Një kryeministër normal nuk do të duhej të qëndronte asnjë orë më shumë në detyrë, kur sheh se si institucionet e shtetit të tij janë shndërruar në inceneratorë që djegin fate, të ardhme e jetë njerëzish! Dorëheqja do të ishte akti i një kryeministri normal, por ne nuk e kemi një të tillë!
Ndaj ftesa ime e përsëritur është për çdo qytetar të këtij vendi. Bashkohuni në protestën e 7 Korrikut!  Të hapim një kapitull të ri reagimi qytetar!
Të kthejmë protestën dhe rezistencën si një instrument aktivizues sa herë përballemi me një regjim si ky  i Edi Ramës, që identifikohet me pangopësinë dhe hajdutërinë! Të gjithë bashkë do t’ia dalim! 7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”!”, shkruan Boçi./ B.A. – CNA.al
“Shteti si incenerator”/ Boçi kërkon dorëheqjen e

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu