Shtet Hajdut, nje kapele polici 300 euro/ Ambasadorja Kim shperthen, jane vjedhur paratë e shqiptarëve dhe amerikanëve

0

“Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët përfshirë edhe qytetarët e Sh.B.A.”, shkruan diplomatja amerikane Yuri Kim në një postim në Twitter, pas operacionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme mëngjesin e sotëm, ku u arrestuan 8 zyrtarë, nën akuzën e abuzimit me tenderin e uniformave të policisë. 

Ambasadorja amerikane shkruan se është e lumtur që SPAK po merr veprime kundër korrupsionit. “Është një krim”, shton më tej ambasadorja për abuzimin me tenderat, duke paralajmëruar zyrtarët të cilët po mbushin xhepat e tyre dhe të “miqve” me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe amerikanë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi sot ndalimin e nëntë zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për shkelje të barazisë në një tender me fond limit 2 miliardë e 800 milionë lekë, të zhvilluar në maj të vitit të kaluar, lidhur me uniformat dhe këpucët e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nën akuzë janë anëtarët e Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, si dhe drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.

Sipas SPAK, gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurorimit publik, bërë nga anëtarët  e njësisë së prokurimit, shtetasit Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

Sipas akuzës, të dyshuarit kanë bashkëpunuar me drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, duke sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.

Më 7 korrik, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të proceduar për veprën penale “shkeja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim.

Të arrestuar:

Edlira Naqellari, drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Anëtarët e njësisë së prokurimit:

Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave:

Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj

Postimi i plotë: 

Më vjen mirë të shoh më shumë aksione të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët e Sh.B.A. taksat e të cilëve u japin ndihmë Shqipërisë, për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve” të dikujt. Është një krim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu