Shqiptaro – “Islamofobia”, pjesë e armiqësisë europiane ndaj Shqipërisë!

0
Pirro Prifti

Nga: Pirro Prifti, Revista Drini22 Tetor 2019

Asnjëherë Europianët perëndimore nuk e kanë shqiptuar këtë akuzë hapur, por të gjitha faktet dhe ndjenjat antishqiptare dhe antiislame konfirmojnë qëndrimin anti shtetit shqiptar për ta integruar ne BE, dhe këtu nuk kanë të bëjnë aspak detyrat e shtëpisë që na lënë herë pas herë, duke na lënë të kuptojmë se problemi kryesor nuk qënkërkan detyrat por opinioni dhe fobia anti-shqiptare dhe anti-islame.

Kjo histori është që në kohën kur u formua me shumë mund një shtet shqiptar i cunguar dhe vazhdon edhe sot që pas shëmbjes së diktaturës, në të cilën politka shqiptare e pas diktaturës bëri një gabim trashanik dhe të pafalshëm me futjen e shtetit shqiptar në Konferencën islamike, të shoqëruar herë pas here me frazat se Shqipëria ka popullatë shumicë myslimane, në vënd që të shprehte aspiratat e vërteta shqiptare të atyre dhe këtyre viteve se Shqipëria është vënd Europian, dhe se shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë: “E duam Shqipërinë si Europa“…

Që kur u krijua shteti shqiptar më 1912 me ngritjen e flamurit të Skënderbeut të qëndisur nga Marigo Posso (Marika Poçi nga Hocishti i Korçës), Ismail Bej Qemali e dinte fare mirë se Perandoria osmane (deputet i së cilës ishte ai) kërkonte që tokat shqiptare të merrnin një status autonomie nën varësinë e Turqisë. Ismail bej Qemali në fakt nuk erdhi për Autonomi por shpalli pavarësinë. Përse? Sepse opsioni Pavarësi iu rekomandua nga Klubi i shqiptarëve të Bukureshtit, të cilët e bindën Ismail bej Qemalin që të shpallte pavarësinë dhe jo autonominë, madje i rekomanduan dhe flamurin e Familjes Kastrioti, të cilën Ismaili e pranoi me dëshirë.

Sidoqoftë fakti që Akti i Pavarësisë i firmosur nga 40 prej 76 personaliteteve të asaj kohe (11 nga të cilët ishin kristianë orthodokse dhe 1 ishte katolik), u shkruajt në osmanisht, tregon se të gjithë patriotët intelektualë myslimanë nuk e nënshkruan me alfabetin e miratuar që në vitin 1908, por ranë dakort ta shkruanin dhe firmosnin në osmanisht; pra kjo nuk është rastësi, por tregon se dokumenti duhej të dukej se ishte i miratuar edhe nga Perandoria osmane, e cila nuk i kishte dhënë lejen Ismail Beut si deputet i Turqsë, që të shpallte pavarësinë.

Të themi të vërtetën, sado e hidhur qoftë, ky është paradoksi më i madh i intelektualëve shqiptarë myslimanë, të cilët kërkonin medoemos një Shqipëri të pavarur por nga ana relligjioze madje dhe sociale, Shqipëria mbetej si një vend lindor nën protektoratin Osman.

Kjo shkaktoi pakënaqësi të madhe në Europën perëndimore sidomos nga Franca, Anglia, Gjermania, Rusia, Italia, Austro-Hungaria, si dhe nga fqinjët Serbi, Greqi madje dhe Bullgari. Europa nuk deshte një shtet të madh shqiptar mysliman tani që Turqia kishte humbur influencën e saj në Ballkan, porse kishte influencë shpirtërore e religjioze të madhe në popullatën e Ballkanit sidomos atë shqiptare. Këtë e konfirmon edhe Lidhja e Parë e Prizrenit e qershorit të vitit 1878, më dokumentin e quajtur Kahrar-nahme, dokument i cili u lëxua në Kongresin e Berlinit, në të cilin konfirmohej dëshira e myslimanëve të Ballkanit, përfshi dhe shqiptarët që të ruheshin pronat, besimi, sheriati i këtyre trevave.

Pavarësisht se Abdyl Frashëri në emër të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, pasi takoi Otto Bismark dhe e sqaroi se Shqipëria nuk është nocion gjeografik por një etni e përbashkët me tre religjione, ku religjioni Islam ishte më i madhi, Otto Bismarku ngriti supet duke thënë se tokat e kësaj popullate u janë dhuruar shteteve orthodoksë të Ballkanit dhe kjo ishte vendosur e vulosur, por se… një Shqipëri e vogël mund të bëhej.

Largimi i Ismail Qemalit nga pushteti i shtetit të ri shqiptar në fillim të 1913 ishte pikërisht sepse Europa nuk dëshironte bejlerë myslimanë dhe aq më pak nga Turqia.

Mos pranimi i Princit Wilhelm Wied nga islamikët e Shqipërisë së mesme me në krye Haxhi Qamilin dhe çetat e tij, tregon më së mirë anti-europianizmin e klasës së mesme dhe të pasur shqiptare e lidhur ngushtësisht me nostalgjinë ndaj Turqisë. Dhe kjo egzistoi hapur deri në kohën e luftës nacional çlirimtare qoftë me shprehjet: “për këtë tyrqni si kom“, madje edhe Kryetari i Ballit Kombëtar të asaj kohe Mit’hat Frashëri u kritkua rëndë nga shkrimtari i famshëm shqiptar Andon Zako Çajupi, – si turkofil në pjesën “Klubi i Selanikut“. Shumë gjëra nga historia, ne shqiptarët i harrojmë, por europianot jo.

Largimi i Fan Nolit nga ushtria e Zogut e blerë në Serbi, megjithë respektin që Noli kishte edhe tek popullata e varfër e krishterë dhe myslimane, gjithashtu tregon mungesën e dëshirës për të europianizuar Shqipërinë, megjithë martesën hipokrite të Ahmet Zogollit me një princeshë katolike, dhe megjithë vendosjen e disa kryeministrave orthodoksë në qeveri.

Largimi politik i gjithë ish klasës feudale shqiptare të rreshtuar me Ballin Komëntar dhe Legalitetin ishte një hakmarrje e ulët ndaj një klase gjakpirësish të Shqipërisë. Kjo shërbeu edhe si largim dhe ndarje reale edhe nga e kaluara 450 vjeçare e sundimit genocidik Osman.

Shkatërrimi në kohën e diktaturës e të gjitha objekteve religjioze myslimane, orthodokse, katolike në shkurt të 1967, vendosja e ateizmit zyrtar në Shqipëri, vetëm se sa fashitën pak mosbesimin e thellë dhe frikën e europiano perëndimorëve ndaj shtetit të cunguar shqiptar.

Me pak fjalë dhe me këtë histori të koncentruar tragjike të popullit shqiptar mund të themi se ka qënë vetë shtetet e Europës perëndimore me në krye Francën dhe Rusinë së bashku me italinë Gjermaninë dhe Anglinë të cilat për shkak të frikës së bërjes së një shteti të madh shqiptar me shumicë myslimane në Ballkan, preferuan që këto toka së bashku me popullatat përkatëse t’jau japin fqinjëve të krishterë. Këtyre vendimeve të viteve 1878- 1913 dhe 1919 (ky i fundi ishte Traktati i Lozanës i firmosur nga të gjithë Europianet perëndimorë, madje dhe Japonia, Greqia dhe Turqia, kurse Rusia nuk ka qënë present dhe nuk ka firmosur), të shoqëruara me përvehtësime tokash, dhe marrje e largime të popullatave myslimane nga tokat e tyre të atëhershme u paraqitën si një… “shëmbull i shkëlqyer e diplomacisë europiane për bërjen e shtetit shqiptar“ (Arben Puto-Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha: 1912-1914). Sigurisht për një shtet të cunguar, i cili në të ardhmen e vet do të mbetej i pastabilizuar ekonomikisht, ushtarakisht dhe i dobët në arenën ndërkombëtare deri në ditët e sotme, shto këtu dhe elementët anti-shqiptare ndër vite të futur nga fqinjët për ta realizuar këtë detyrë.

Sigurisht një pjesë e klasës politike kryesisht në shqiptarët e Kosovës por edhe në Shqipëri nuk e duan BE dhe SHBA, – por në aparencë dhe në mënyrë hipokrite, – duke bërë aluzione se “e duan” duke tundur me ngazëllim simbolet e krishtera të Shqipërisë si Flamuri kombëtar, Nënë Tereza, Gjergj Kastrioti, puthjet e qarravitjet me Papën duke e gënjyer se…. “jemi bërë katolikë”, mundohen të mbulojnë atë që kanë në shpirt. Por BE dhe SHBA e di se si, dhe kush janë këta birbo.

Sigurisht popullata e nderuar myslimane në Shqipëri dhe ajo ballkanike në tërësi nuk është fondamentaliste, por duke patur një Islam të moderuar, dhe jeton në tolerancë dhe bashkejetesë të shkëlqyer fetare me vëllezërit e tyre të krishterë. Këtë BE dhe SHBA e di, madje është pak ziliqare, sepse asnjëherë në Shqipëri nuk ka patur luftra fetare, para pavarësisë dhe sot e kësaj dite, por nostalgjia e grupimeve politike për lindjen: Turqinë sidomos, është shqetësuese për shqiptarët kudo që janë brënda dhe jashtë vëndit, sepse ky element është pengues për integrimin në të ardhmen. Sot Turqia mbetet një vënd mik dhe aq.

Në njohjen e këtij shteti të vogël në atë kohë, ndihmoi SHBA me Presidentine atëhershëm Wilson, i cili foli në lidhjen e Kombeve për të drejtën e vetvendosjes së popujve, madje dhe Lenini.

Sot duke patur një mik të sinqertë si SHBA dhe Gjermania ishte hera e parë që 24 vënde nga BE pranuan që të hapeshin negociatat me Shqipërinë. Por ftohtësia, frika dhe armiqësia e trashëguar nga e kaluara, në formën e shqiptarofobisë së pas viteve ’90, dhe në formën e islamofobisë së vjetër dhe të re, sidomos pas hyrjes në Konferencën Islamike dhe pas pjesmarrjes masive të grupeve shqiptaro-kosovare në luftë së bashku me ISIS në Siri e gjetkë, vazhdon sigurisht në forme të kamufluar në France, Holandë dhe në vëndet fqinje, të cilat të paktën për kësaj rradhe ishin dakort të hapeshin negociatat me Shqipërinë.

Përkrahja e hapur nga SHBA kanë ndikuar që të zbehen dhe të shikohet me interes historia e vërtetë e shqiptarëve e shtrembëruar dhe e fshehur nga Akademitë e fqinjëve por dhe nga fuqitë e mëdha, por Shqipërisë i dalin detyra të mëdha që nuk mund t’i realizojë jashtë BE, por brënda BE dhe nën protektoratin e saj, integrimi i shqiptarëve do të realizohet me sukses.

Vetë qeveritë shqiptare nuk mund të realizojnë detyra të rënda, që madje as shtete të tjera më të mëdha se Shqipëria nuk i kanë realizuar, por janë integruar në BE për shkak të Gjeopolitikave anti-ruse. Shpresojmë që dhe Shqipëria pavarësisht një klase politike antishqiptare (sidomos nga opozita aktuale dhe individë të veçantë të lidhur me Mafien sepse e duan Shqipërinë të pastabilizuar), pavarësisht se kalimi nga një vënd diktatorial në një vend me anarki ligjore dhe pa asnjë alternative të detajuar, për të ardhmen nga partitë politike shqiptare, me ndihmën e SHBA dhe Gjermanisë mund të integrohemi dhe të bëhemi një vënd me standarte ekonomike si ato të BE, gjithmonë nën mbikqyrjen e tyre.

[email protected]

Shënim: Shqiptarët duhet të dinë më shumë dhe ta kuptojnë politikën më mirë. Orientimi fetar i shoqërisë sonë dhe marrja me fe na dëmton, e dobëson shtetin dhe jep një imazh të gabuar për vendin, se na dominon islami. Nëse Europa me Francën nuk i tha po kësaj radhe fillimit të negociatave, edhe po qe se kanë frikë nga “Shqipëria muslimane”, ne nuk duhet ta bëjmë temë debati këtë, duhet ta shmangim me takt. Pasi në fakt, e vërteta është se islami tek ne është më i zbutur se vetë islami në Europë dhe se ka më shumë muslimanë në Europë e më të egërsuar, se jemi gjithsejt ne shqiptarët.

Pra, nuk besoj se Europa ka frikë nga “Shqipëria muslimane”, pasi kjo është vetëm një pretendim. Pastaj kush u gëzua nga refuzimi i negociatave? U gëzuan edhe disa katolikë injorantë, që duan fenë më shumë se atdhenë, dhe që publikojnë telenovela turke dhe disa që duan t’i kthejnë shqiptarët me urdhër të pleshtit në fenë e të parëve! Pra, u gëzuan ata që nuk kanë fare ndjenjë kombëtare dhe kanë axhenda fetare…

Prandaj, duke qenë se budallai beson në fe, është e vështirë që budallai të ndërgjegjësohet. Kështu që për hir të interesave kombëtare, ne duhet të merremi me politikën reale ashtu si merren europianët, e shkëpusin fenë nga politika dhe merren me problemet politike ashtu si vijnë. Franca e pengoi fillimin e negociatave, pasi donte që të favorizonte ndikimin rus në Shqipëri e Maqedoni, e jo për fe, e as nga “fobia”, që gjoja paskan nga muslimanët shqiptarë…

Por disa kundërshtarë e urejtës të Ramës katolik, ia hodhën fajin këtij të fundit, duke e harruar faktin, se në këto 30 vjet nuk i jemi afruar asnjëherë më afër fillimit të negociatave… /AÇ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu