Nuk do ketë kuptim termi shqiptari, deri sa trojet e pastra shqiptare të jenë tërësisht të bashkuara në një shtet të vetëm, sado vonë të shkojë.
Historia na ka mësuar gjithçka ka ndodhur me copëtimet e trojeve të Arbrit nga fuqitë e mëdha dhe nga fqinjët të ndihmuar prej tyre.
Shqipëria është ndoshta i vetmi shtet në botë i rrethuar me troje nga vetja e saj.
Shumë shtete sot, i kanë borgje të pashlyera shqiptarisë, si Gjermania, Franca, Anglia, Rusia, Serbia, Greqia e Turqia.
Ndarja dhe coptimi i Shqipërisë, shkëputja për një shekull e Kosovës dhe lënja e saj nën kthetrat e Serbisë, po ashtu edhe e Çamërisë nën kontrollin dhe sundimin e Greqisë përmbi një shekull, marrja e tokave nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia e Veriut, ishin plani i zbatuar për shpërbërjen totale të shtetit të Arbërit dhe mundësisht shfarosjen apo konvertimin më tej të shqiptarëve në serb, malazez, bullgar e grekë.
Por shqiptaria qëndroi, edhe pse e dërrmuar nga vëndimet e Konferencës së Londres apo Traktatit të Berlinit. Sepse shqiptaria është e fortë, sepse është themeluese e perandorive të ndryshme, sepse është mbrojtëse e kristianizmit europian, ka gjuhën më të vjetër dhe është populli më I vjetër në Europe. Shqiptaria nuk u asimilua, nuk u konvertua.
Problemet e mëdha gjeopolitike të botës, për tu sheshuar, konvergojnë me ato të imteresave amerikane, ku perputhën edhe intetesat e shqiptarisë.
Ndaj, SHBA-të, në vitin 1999, nisën sulmet ushtarake me bombardime ndaj Serbisë.
Ky ishte fillimi I çlirimit të shqiptarisë.
Kosova u çlirua me luftë nga Amerika dhe UÇK-ja, por nuk ka arësye të rrezikojë tani në paqe.
Dhjetra qindra xhamija të ndërtuara pas çlirimit të Kosovës nuk e ndihmojnë atë, përkundrazi. Tentakulat serbe apo më saktë metastazat e Serbisë vazhdojnë ende të punojnë në disfavorin e faktorit shqiptarë, në të gjitha planet.
Tashmë kërkohet një vetëdije më e madhe kombëtare. Gjë që mungo dhe është e dukshme.
Nuk di çfarë, mund të bënte më shumë Amerika për Kosovën dhe Shqipërinë:
Çliroi Kosovën dhe e bëri shtet të pavarur.
Ka një nder banat ushtarake më të fuqishme në rajon, për të siguruar stabilitet dhe siguri.
Ndërsa në Shqipëri ndërmori dy hapat më të rëndësishme nën drejtimin e tyre:
1. Reformën në drejtësi
2. Likujdimin e korrupsionit.
Këto hapa sigurojnë arritjen e një situate të re për politikën dhe demokracinë shqiptare, për të anëtarësuar sa më parë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Amerikanët e dijnë mirë se Ballkani është i mbushur me antishqiptarë, të drejtuar nga spiunë të Moskës, të Beogradit, të Parisit e të Athinës. Ndaj, kanë programuar sanksione të rrepta për Serbinë që i mban shpresat tek Rusia. Ndëkohë do ta çojnë deri në fund pa tolerance reformën në drejtësi në vendin tonë, për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë, korrupsionit, krimit. Që të eleminohet tërësisht korrupsioni i lartë shtetëror.
Të gjitha këto reforma dhe mbështetje për Kosovën dhe Shqipërinë, forcojnë shqiptarinë në Ballkan.
Po si do të luaj shqiptaria politike e Shkupit, e Prishtinës dhe Tiranës me faktin e shanceve qe kanë ofruar amerikanët për forcimin e faktorit shqiptarë në Gadishullin Ilirik?
Po me lulëzimin e karakterit shqiptar që po shpërthen në Mal të Zi?
Kosova e çliruar nuk është problemi i Serbisë. I ka humbur përjetë.
Serbia mbetët problemi i përhershëm i Kosovës dhe i shqiptarisë.
Politikanët shqiptarë të Shkupit, të Prishtinës, të Malit të Zi, duhet të unifikojnë politikat e shqiptarisë, dhe perkrah SHBA-ve, pse jo të luftojnë për Shqipërinë etnike, duke marrë edhe Çamërinë.
Vetëm kjo duhet të jetë energjia e shpenzuar, për të arritur shqiptarinë në një shtet të fuqishëm që të jetë siguri dhe stabilitet në Gadishullin Ballkanik.
Krahas rrugëve të tjera diplomatike, referendumet janë një garanci…