Shqiptarët pyesin: Presidenti ka grua apo jo, ku i merr paratë për macet që bëjnë jetë luksi, fëmijët kanë llogari bankare e ç’mbiemra mbajnë?!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Shqiptarët tashmë duket se janë edhe kurioz. Duan të dinë që Presidenti i Republikës është apo jo i martuar me Monika Kryemadhin, kanë patur kourorë ndonjëherë apo jo, janë bashkë apo të ndarë për të fshehur pasuritë përrallore, fëmijët e tyre a kanë llogari bankare dhe ç’mbiemra posedojnë, e shumë pyetje të tjera…

Ku e kalove verën o, vashë e mirë o. Janë vargjet e një kënge të bukur dashurie. Por Presidenti ynë që dashurinë e përmënd shpesh, edhe në momentet më kulmore të fateve të kombit, madje edhe me ironi skraparllishë, na tregon vetë se ku e kalojë këtë verë.

Ka qënë një verë interesante, aventure, një verë me borë e me diell, me boronica e mjedrra, me derra e drerë, me roje të armatosura e spiunazh deri nëpër shpella ku nuk kishte veruar as ujku më dinak në dekada të tëra, kjo e sivjetmja për Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Presidenti dha mesazhe politike nga bjeshkët e Sharit me qën e dash kumone, me ujqër e arinj.  Po ky ka ide të çmëndura. Presidenti ynë këtë fillim shtatori, ose prag SPAK-u, ka zgjedhur maçokët për t’i përcjellë mesazhe mikut të tij Edi Rama. Me ato mace të “qeshura”, vite më parë shiste pordhë edhe monika Kryemadhi, duke çuar kamerat e një televizioni kombëtar nëpër tualetet e tyre, ku bënin pallë me para në jetë luksi, thua se kjo familje ka nën mbretëri jo një shtet, po gjysmën e botës.

Maleve e fushave, i rrethuar nga kafshë, fruta e perime, me dekrete presidenciale nëpër këmbë, duke ja kthyer mbrapsht kuvëndit, sa për të bërë pak zhurmë e krijuar ndonjë tymnajë sikur ka ca konflikte me qeverinë, Ilir Meta kalojë verën e sivjetme…

Por dje, Meta ishte në bregdet e rreth tij u shëndrinte qimja maceve që bëjnë jetë luksi mes kamjes, ushqimeve të shtrenta dhe përkudesjes së paparë nga njerëz që paguhen normalisht me rroga të majme.

Veçse dje, ky mesazh nuk funksionojë dhe aq mirë. Shqiptarët, përmes të vetmes dritare ku ndihen paksa të lirë, rrjeteve sociale, kanë reaguar shumë ashpër kundër pasanikut që rrogë nuk ka patur kurrë për të qënë milioner.

Shqiptarët e pyesin per vilën e korrupsionit në Gjirin e Lalzit, për shëndetin e maceve dhe a i ka çuar në tualet ato.

Shqiptarët tashmë duket se janë edhe kurioz. Duan të dinë që Presidenti i Republikës është apo jo i martuar me Monika Kryemadhin, kanë patur kourorë ndonjëherë apo jo, janë bashkë apo të ndarë për të fshehur pasuritë përrallore, fëmijët e tyre a kanë llogari bankare dhe ç’mbiemra posedojnë, e shumë pyetje të tjera…

“Të qenka ftohur shumë Mona, duket që të ka lënë vetëm. Po mos e vrit mendjen, sa të kalojë kjo valë e do të kthehet prap. Mos u mërzit fare, femrat janë gjithmonë tradhtare”, i shkruan një komentues Presidentit.

Ajo që bie në sy është se janë shumë pikante talljet, por edhe “shpërthimet” e qytetarëve ndaj Ilir Metës.

“O ku je katandisur, zoti të dënoftë për vjedhjet dhe vrasjet që i ke bërë këtij populli. Drejtësia vonon por nuk harron… E neveritshme të dëgjosh këtë palo President dhe gruan e tij të flasin për drejtësi, dashuri dhe dhembshuri për popullin. Shumë e neveritshme….Presidenti ka luajtur fare nga mendtë”.

Ja pra, disa nga komentet qël e bëjnë Presidentin telef për luksin e tij dhe të maceve të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu