Shqiptarët janë me Amerikën, po Amerika më kë është?!

0

Shkruan Adriatik Dosti

Për mua prania e një përfaqësueseje të Ambasadës Amerikane në Tiranë në një seancë gjyqësore mes përfaqësueseve dy palësh të së njëjtës Parti politike për të zgjidhur një problem të brendshëm mes tyre…përbën më shumë se sa një skandal të rëndë diplomatik.

Ndaj dhe vlen të komentohet e të kundërshtohet haptazi e publikisht shumë herë më shumë se sa edhe vetë vendimi skandaloz e burracak që bëri publik Gjykata spurdhjake e Apelit…

.Sapo kam mbaruar një bisedë telefonike me një mikun tim të mirë e të hershëm amerikan Profesor e Jurist për nga profesioni e që momentalisht jep mësim e leksione në Universitetin e ‘Ann Arborit’ këtu në Michigan, për të Drejtën ndërkombëtare dhe Relacionet diplomatike në politiken e jashtme mes shteteve…

Pasi i shpjegova gjithë ç’ka ndodhur ai mu përgjigj

… Është me tepër se skandal-më shpjegoi miku im amerikan…është shkelje flagrante e Konventës diplomatike të Vjenës…konsiderohet ndërhyrje banale në punët e politikën e brendshme të një shteti të pavarur e sovran…e thënë troç fare me shpjegoi miku im…përpos presion, kërcënim e shantazh është njëkohësisht dhunim skandaloz i sistemit të drejtësisë të një shteti tjetër …

Kaq mjafton për të kuptuar që vendimi burracak, a-profesional i paragjykuar , i para vendosur e thellësisht politik që mori Gjykata e Apelit ‘rreth vulës e timonit’ të PD është kryekëput i marrë më parë në Ambasadën në fjalë e pastaj i përcjellë ‘diplomatikisht’ edhe në sallën ku u bë publik …e aq më shumë nga tre gjyqtarë me precedentë të rrezikshëm profesional.

Fatmirësisht e fatkeqësisht njëkohësisht historia i ka të shkruara e zeza mbi të bardhe rastet që sa herë ‘miku, partneri e aleati ynë strategjik’ ka qene prezent në ngjarje të tilla madhore për kombin tonë…fitues kanë dalë komunistët e diktatoret.

A nuk ndodhi kështu ne vitet e luftës se ashtuquajtur N-C…ku amerikanet atje lart ne Mal i ndihmuan bolsheviko -komunistet shqiptare te Enver -Miladinit …me arme, veshmbathje, flori e me emisarë speciale te tyre qe ta fitonin luftën vëllavrasëse mes shqiptaresh e qe me pas te vinin ne pushtet?

A nuk ishin po amerikanet qe i njohën te paret zgjedhjet e komunisteve shqiptare te 1945…ani pse me pas Enveri e qeveria e tij qe s’kishin as oturakë me bo shurrën u treguan ‘trima e burra’ dhe i përzunë ango-amerikanet nga Shqipëria….dhe këta koke ulur e fajtore ikën…hahahaha…e me pas Enverit prej tyre si hyri asnjë gjemb ne këmbë për 50 vjet por rrojti e mbretëroi si deshtë vete e madje edhe u varros si Hero …me shkulje flokësh…te qara me ulërima e me shtrat Topi…

A nuk ndodhi po kështu kur amerikanet i prenë ne bese, i zhgënjyen e i lanë në baltë nacionalistët, patriotet e antikomunistet shqiptare teksa ju premtuan zbarkimin e rrëzimin e pushtetit komunist te Hoxhës?

A nuk ndodhi po kështu me historitë e tyre me ‘diversantë’ ku përpos lojërave të pista, të ndyra e të neveritshme me Kim Philba e co. …ne duart e krimineleve komuniste ranë e me pas u dënuan me varje e pushkatim qindra bij nenash shqiptare pjesëtare te familjeve me te mira e me te nderuara te kombit tone ?

A nuk ndodhi po kështu kur Ambasada amerikane e çelur ne Tirane ne 1922 …i mbylli dyert e saj ne 1939 pikërisht kur ajo qofte edhe si prezence formale …ne ato dite e ne atë vit te vështire e te rende për Shqipërinë e shqiptaret teksa Italia fashiste sulmoi e pushtoi ushtarakisht Shqipërinë …ju duhej shqiptareve me shume se kurrë…

A nuk ndodhi po kështu kur pasi i harroi e i braktisi totalisht shqiptaret e i la për gati gjysmë shekulli në duart e krimineleve komuniste po kjo Amerike ‘kujtohet e rikthehet’ e madje pas 52 vjetësh ri hap Ambasadën e saj ne Tirane ?

A nuk ndodhi po kështu kur e tere Shqipëria u shkul ne sheshin ‘Skënderbej’ ne Tirane për te pritur mikun e larte amerikan te Shpresës, Sekretarin e Shtetit James Becker, e në një kohe që ai vend e ai popull kishin nevojë për gjitchcka me shumë se kurrë, miku i lartë nga përtej Atlantikut u mjaftua me fjalinë… liria sjell rezultate e me një 5 milion dollarë ndihmë ekonomike [???]… më shumë fyese e poshtëruese se sa ndihmuese…

A nuk ndodhi po kështu kur po ne 1991 …Ambasada amerikane ne Tirane punësoi ne masën 85 % te gjithë bijtë , nipërit e mbesat …funksionaret e bashkëpunëtoret e rrëgjimit komunist e punonjësit e Sigurimit te shtetit…e te diktaturës me Pëllumb Kapon [ i biri i Hysni Kapos ] ne krye?

A nuk ndodhi po kështu në ’97 teksa Ambasadorja Mariza Lino takohej natën në Jug të Shqipërisë me bandat rebele komuniste -antishqiptare dhe me shefin e CIA greko – amerikanin George Tenet dhe Shqipëria digjej ne flake e rrezikonte copëtimin e saj mes greko-serbeve ?

A nuk ndodhi po kështu me Ambasadorin e mbiquajtur ‘Peshku i vogël që e ha Peshkun e madh’ …Donald Lu qe ç’nuk beri për te miratuar dhunshëm këtë palo reforme ne drejtësi qe ne shqip përkthehet …kalim total te Drejtësisë ne duart e pushtet mbajtësve neokomuniste …dhe po ky palo ambasador guxonte e kërcënonte haptazi ne zyrën e larte te Shtetit e Drejtësisë shqiptare…Kryeprokurorin e vendit …

A nuk po ndodh kështu madje me keq e me rende se kurrë më parë në historinë mbi 100 vjeçare të marrëdhënieve amerikano-shqiptare, teksa e gjithë veprimtaria diplomatike e Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim prej gati tre vitesh është shndërruar totalisht në veprimtari të ethshme politike në favor të banditit kryeministër të Shqipërisë, Edi Rama dhe bandës së tij kriminale në pushtet, duke luftuar me çdo mjet të mundshëm demokracinë e brishtë shqiptare e duke delegjitimuar gjithçka, drejtesinë, shtet-qeverinë, policinë, parlamentin, lirinë e fjalës, te drejtat e njeriut, mediat, gjykatat, duke goditur rëndë PD e opozitën shqiptare, duke qenë palë aktive në korrupsionin shtetëror duke shkelur rende Kushtetutën e Shqipërisë,  duke sfiduar çdo lloj ligji, e duke thyer çdo parim, normë e konventë ndërkombëtare,  etj., etj.

Thënë shqip fare në Tiranë, Amerikën ka kohë që e përfaqëson një Guvernatore e majtë dhe jo një Ambasadore e shtetit kampion të lirisë e të demokracisë.

Dhe kur e gjithë kjo histori trishtuese dhe e dhimbshme vërtet ka ndodhur me kombin e popullin me puro e me filo amerikan në botë. Nuk di se ç’të thuash përpos zhgënjimit total që ndjen thellë në shpirt.

Dhe s’di pse mu kujtua ajo thënia brilante dhe e vërtete më shumë se sa edhe vetë e vërtet  e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Henri Kissinger: ta kesh mike Amerikën është fatkeqësi e madhe, por ta kesh armike është më shumë se sa e tmerrshme, pasi Amerika nuk ka as miq e as armiq, por ka vetëm interesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu