“Shqiptarët i nxori në shesh mjerimi”, Flutura Açka për protestën: Opozita duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, ua grabiti dhe atë

0

‘Protesta është e drejta dhe detyrimi i shqiptarëve në kushtet e një Shqipërie në agoni. Mjerisht politika është mësuar t’ia grabisë kreditet qytetarit të thjeshtë që proteston, siç po ndodh me protestën qytetare të djeshme.”

Kështu shkruan deputetja demokrate Flutura Açka, teksa komenton protestën e djeshme që u zhvillua në Tiranë. Sipas saj, shqiptarët i nxori në shesh mjerimi dhe mërgimi i fëmijëve, ndërsa opozita ua grabiti protestën.

“Protestat… dhe ndjesat. Boris Johnson kërkoi ndjesë dje dhe iku. Demokracitë solide ia heqin faqen politikanëve po gabuan, e mbi të gjitha kur përpiqen të rrinë kur u kërkohet të ikin.  Demokracitë solide nuk mbjellin e nuk vadisin kujtesë të shkurtër. Boris Johnson iku nga dera dhe nuk hyn dot më nga dritarja, e lëre më nga oxhaku.

Protesta është e drejta dhe detyrimi i shqiptarëve në kushtet e një Shqipërie në agoni. Mjerisht politika është mësuar t’ia grabisë kreditet qytetarit të thjeshtë që proteston, siç po ndodh me protestën qytetare të djeshme.

Shqiptarët i nxorri në shesh mjerimi, mërgimi i fëmijëve, dritat, uji, frika për të hyrë në market, tallja e politikës me ta, paturpësia dhe babëzia e pushtetit. Dhe sa e sa arsye të tjera. Opozita para shqiptarëve duhet të reflektojë ndjesë për të shkuarën dhe të kërkojë dorëheqjen e përbindëshit me pushtet sot…jo të bëjë apelin demoniak politik brenda vetes”, shkruan deputetja e PD Flutura Açka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu