Shqipëria shpreson që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin…..!

0

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë që deri në vitin 2030 do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por deri atëherë duhet të plotësojnë kriteret për anëtarësim”. Kështu deklaruan të hënën në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Bujar Osmani dhe Olta Xhaçka.

Xhaçka tha se Tirana dëshiron që dy vendet së bashku të ecin edhe në rrugën e integrimit evropian, ashtu siç e bën ku u anëtarësuan në NATO, por ajo tha se kjo nuk do të mund të bëhet nëse shtetet nuk përmbushin kushtet.

Bashkërisht kemi ecur krah për krah dhe do të vazhdojmë të ecim të tillë. Por, është e rëndësishme për të gjithë aktorët politikë që ta kuptojnë se ky është një tren që s’duhet humbur, pasi është krijuar një mundësi që ne të ecim më shpejt në këtë proces. Dhe, në qoftë se dikush do të mbetet pas, ai do të mbetet në disavantazh të perspektivës dhe të mirëqenies së vendit dhe qytetarëve të vet, andaj këtë gjë nuk duhet lejuar”, tha Xhaçka….!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu