Shqipëria ka 200 milionë fuçi nafte rezerva, por çmimin më të lartë në Botë!

0

Nafta në vendin tonë po arrin shifra rekord.

Kryeministri duket se nuk e ka ende një zgjidhje dhe duket se këtë rritje po ia faturon luftës në Ukrainë.

Sot një litër naftë kushton 270 lekë, shifër kjo e rritur katër herë brenda pak ditësh.

Vetëm një javë më parë ajo shitej 192 lekë, duke bërë që çmimi i saj të rritej me 30 %.

Rusia ka dhënë urdhër të mos eksportojë më naftë për disa vende, e ndërkohë SHBA po kërkon aleatë në shtete të tjera.

Venezuela ka dhënë sot dakortësinë për të eksportuar naftë në disa shtete.

Por pse në vendin tonë çmimi u rrit kaq herët,  kur dihet se Shqipëri renditet ndër të parat në Europë për rezervat e naftës.

Konkretisht Shqipëria përllogaritet të ketë 0,2 Gbbl ose thënë ndryshe 200 milion fuqi nafte.

Por pavarsisht kësaj vendi ynë e blen naftënn me shtrenjtë se shumica e vendeve të Bashkimit Europian.

Vende si Gjermania apo Holanda, janë shumë më poshtë Shqipërisë për rezerva nafte.

Ndërkohë vendi ynë në shifra është në barazim me Spanjën e cila po ashtu përllogaritet të ketë 0.2 Gbbl, naftë rezerva, shkruan ABC News.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Krahas shtrenjtimit të naftës në bursa, që arriti të mërkurën mbi 130 dollarë për fuçi, nga 90 dollarë në dhjetor, nafta është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i dollarit në vend, që është monedha më të cilin blihet ky produkt.

Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më tepër për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milionë euro me shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu