Shpirti e unë

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Shpirti e unë
Shpirti me mua ëndërron,
Endem pas tijë, ç’më joshë,
Ngadalësoj, tek ndonjë shteg,
Pasi lodhem, ndaloj dhe e pres.
Sa ai të shohin dhe të ngihet,
Duke prekë e parë mbretëritë,
Të sajuar dhe të shuar në gabim,
Bajat i kthehet rutinës pasi u bind.
Me mungesë të pavetëdijes,
Ku jetojmë me po e jo normal,
Trazirën, të patjetërsueshme,
Fje, fije e kanë kthyer në zarar.
Dhe të dy ne, bashkë kokëvarë,
Duke parë, gjënë e ç’vendosur,
Që krejtë luan mendsh dynjanë,
Zotit ra mohit e shpirti burgosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu