Shpërthim me tritol në Tiranë në ditën e Pavarësisë

0

Sot, ditën e Pavarësisë. një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”. Lokali rezulton në pronësi të një 40-vjeçari, i identifikuar me inicialet Armand Xhaferraj.

Po ashtu mësohet se si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu