Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesin të kësaj të shtune në Lezhë, në shtëpinë e policit Zef Kola. Mësohet se fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Forca të shumta të Policisë së Lezhës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe kanë mbledhur provat për zbardhjen sa më parë të këtij atentati me tritol ndaj një efektivi.
Shtëpia e Zef Kolës ndodhet në fshatin Manati të Lezhës. Edhe vetë polici është pyetur nga kolegët në lidhje me ngjarjen, për të parë nëse sulmi ka lidhje me detyrën apo bëhet fjalë për ndonjë konflikt tjetër të tij.